1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenti serb: Vuciq: Nëse shpërthen Iufta e Tretë Botërore, shpresoj që ne të mos jemi në të

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar edhe njëherë lidhur me zhvillimet e fundit në botë, e që shumë prej tyre lidhen me agresionin rus ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

Vuçiq tha se nuk duhet hyrë në konflikte teksa shpreson që të mos shpërthejë Iufta e Tretë Botërore.

“Të mos hyjmë në konflikte. Shpresoj të mos shpërthejë Iufta e Tretë Botërore, por edhe të ndodhë, shpresoj që të mos jemi ne në të”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se duhet përgjegjësi dhe se duhet shikuar drejt të ardhmes.

- Advertisement -

“Ne kemi nevojë për një Serbi të denjë, normale dhe racionale”, shtoi ai.

Këtë deklarim Vuçiq e bëri gjatë vizitës së tij në Vrajë të Serbisë, kurse ndër të tjerash ai ka deklaruar se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO.

- Advertisement -

“Nëse nuk do të ishte përkrahja juaj, nuk do të mund të bënim asgjë dhe do t’ju falënderonim pafundësisht”, tha Vuçiq.

Serbia është nga vendet e vetme që nuk ka sanksionuar shtetin e Rusisë.

Një gjë e tillë ishte pritur thuajse nga të gjithë duke ditur lidhjen të cilën kanë këto dy shtete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit