5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidenti Slloven: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së, kështu evitohet ndryshimi i kufijve

Rekomandime

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në konferencën për media me homologen kosovare, Vjosa Osmani tha se në samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet të hnënë do t’u kërkojë shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh.

Konstatoj se ndërmjet udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor deri te zvogëlimi i perspektivës evropiane kjo lidhet me ngadalësimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Zgjerimi i BE-së është domosdoshmëri, dhe se BE-ja e sheh këtë hapësirë si tërësi.

Kjo do ta përforconte besimin e njerëzve në perspektivën evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe do ta evitonte rrezikun për të menduar ndryshime të kufijve mes shteteve”, tha Pahor.

Ai tha se testi i parë për BE-në rreth integrimit evropian të Ballkanit do të jetë të hënën.

- Advertisement -

Në pjesën e dytë Sllovenia do ta udhëheqë presidencën e BE-së, do të dëshiroja që të paraqiteshin disa lëvizje pozitive në këtë drejtim.

Testi i parë do të jetë takimi i së hënës në Brdo-Brijun. Para fillimit të samitit do t’i bëjmë edhe bisedat e fundit dhe takimi të jetë një porosi për BE-në dhe shtetet e Ballkanit”, tha Pahor.

- Advertisement -

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani falenderoi Slloveninë për përkrahjen e Kosovës duke cekur se Kosova ka përmbushur kriteret dhe se BE-ja duhet t’i heqë vizat për Kosovën.

Kjo është vizitë pune e presidentit për përgatitjen e procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj ku unë do ta përfaqsoj Republikën e Kosovës dhe për këtë e falenderoj presidentin për ftesën. Folëm për nevojën e përshpejtimit të integrimit evropian të gjithë rajonit, e sigurova se Kosova e ka prioritet mbi prioritete integrimin në BE.

Reformat që duhet të ndërmerren për këtë proces janë reforma qe u duhen qytetarëve sepse kanë të bëjnë me arsim më të mirë, sundim të ligjit më të mirë Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave dhe tani i takon BE-së që ta mbajë premtimin.

Qytetarët për fat të keq po mbahen të mbyllur për dallim prej të tjerëve që kanë përfituar nga ky proces.

Liberalizimi i vizave për Kosovën në këtë fazë do ta ngriste kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit