1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti Thaçi: 27 Qershori do të jetë një ditë jashtëzakonisht e rëndë

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur para vizitës në Washington me 27 Qershor.

- Advertisement -

Ai ka pranuar se takimi i asaj dite nuk do të jetë i lehtë, përkundrazi do të jetë jashtëzakonisht i rëndë.“Unë besoj që do të jetë një ditë jo e lehtë, jashtëzakonisht e rëndë.

Jemi të bekuar që SHBA-të janë në tavolinë dhe do ta udhëheqin këtë proces. Eshtë një ditë e rëndë pasi delegacioni serb është i predispozuar të shohë më shumë nga e shkuara se sa e ardhmja. Ndërkohë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Pra do të jetë një ditë jo e lehtë, por ne do të mbrojmë interesat dhe të drejtat e qytetarëve tanë.

Me udhëheqjen e ambasadorit Grenell, kemi arritur marrëveshje për fluturimet dhe hekurudhat me shtetin serb. Sot kemi diskutuar me Kryeministrin Hoti që të kemi përgatitje solide, kam mendimin se do të dalim mirë nga ky proces” theksoi Presidneti Thaçi në T7 raporton

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit