1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenti turk paralajmëroi lobim për njohjet e Kosovës, Vuçiqi i kundërpërgjigjet: Jam i vogël, krahasuar me Erdoganin

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Serbia do t’i kundërvihet çdo lobimi të ri për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se ai do të lobojë për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

- Advertisement -

Në pyetjen e gazetarëve serbë, lidhur me paralajmërimit e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se ai do të intensifikonte lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq tha se kjo është realiste, sepse Turqia është një superfuqi dhe Erdogan është një udhëheqës i madh.

“Do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, të dy palët [Kosova dhe Serbia] kanë detyrimin të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do t’i kundërvihemi”, theksoi ai, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave serbe Vuçiq vuri në dukje se Turqia është një fuqi e madhe, dhe ai në krahasim me Erdoganin është i vogël dhe i papërfillshëm, por nënvizoi se Serbia nuk është aq e vogël që të mos përpiqet ta kundërshtojë.

- Advertisement -

“Serbia mbron të vetën. Kjo nuk është turke, ajo i përket Serbisë. E vetmja gjë që na mbetet është të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi por besoj se ai do ta zbusë pak qëndrimin e tij”, tha Vuçiq.

Erdogan: Do të punojmë së bashku me Bidenin për t’i sjellë më shumë njohje Kosovës
Ai theksoi se Serbia nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të luftojë për vendin e saj.

- Advertisement -

“Do të shihni që ne nuk jemi aq të vegjël sa them ndonjëherë”, tha.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të hënën, në një konferencë për shtyp, para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut, është shprehur se do të angazhohet personalisht që Kosova të ketë më shumë njohje ndërkombëtare.

”Për Kosovën duam të rrisim edhe më shumë numrin e njohjeve, e cila aktualisht njohët nga 114 vende”, është shprehur Erdogan.

Ai tutje ka shtuar se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit