Presidenti ukrainas: Po krijojmë një koalicion anti-Putin, bisedova me Macron dhe Erdogan

0
122

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka realizuar një bisedë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer si dhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lidhur me sanksionet konkrete kundër Rusisë.

Zelenksy deklaroi gjithashtu se i është premtuar ndihmë ushtarake nga Komisioni Evropian, Turqia dhe Austria.

“Ne po e krijojmë një koalicion anti-Putin. Fola me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete dhe ndihmës konkrete për ushtrinë tonë. Ne jemi në pritje të veprimeve vendimtare”, shkroi presidenti ukrainas.