4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Presidenti Zelensky njofton për rritje masive të ushtrisë ukrainase

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha para deputetëve të vendit të tij të martën se forcat e armatosura do të rriten për 100.000 ushtarë gjatë tri viteve të ardhshme.

Ai gjithashtu tha se ekonomia e vendit është duke u stabilizuar dhe u bëri thirrje ligjvënësve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos mbjellin panik rreth kërcënimit të ofensivës ushtarake ruse.

- Advertisement -

Zelensky shtoi se shpreson që së shpejti do të arrihet marrëveshje për datën e një rundi të ri të bisedimeve të paqes me Rusinë, Francën e Gjermaninë, shkruan Reuters.

“Ka sinjale edhe nga udhëheqës të respektuar të shteteve, ata thjesht thonë se nesër do të ketë luftë. Ky është panik. Sa i kushton kjo vendit tonë”, tha presidenti ukrainas në një konferencë për gazetarë në Kiev.

Disa ditë më parë, presidenti ukrainas i bëri thirrje Perëndimit që të mos krijojë panik në kohën e grumbullimit të trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, duke thënë se paralajmërimet për pushtim të afërt të Rusisë po e vë në rrezik ekonominë e vendit.

- Advertisement -

Të enjten e javës së kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai beson që Rusia mund ta sulmojë Ukrainën gjatë muajit shkurt, ndonëse Moska ka mohuar se ka plan të tillë. Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, tha të premten se vendi i tij nuk dëshiron luftë, për aq sa varet nga Rusia.

Përderisa Rusia ka rreth 100.000 trupa afër kufirit të Ukrainës, Zelenskiy tha se nuk sheh kërcënim më të madh tash se gjatë një grumbullimi të ngjashëm të ushtrisë ruse në pranverën e vitit të kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit