2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Presidentja Osmani: 6 mijë shqiptarëve iu pamundësua votimi në Serbi – të reagojë komuniteti ndërkombëtarë

Rekomandime

Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamenare dhe ato presidenciale. Në këto zgjedhje iu mohua e drejta e votimit 6 mijë shqiptarëve.

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Osmani tha se Serbia qëllimshëm iu pamundësoi atyre votimin për shkak të fushatës së spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.

“Sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”.

- Advertisement -

Synimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.

- Advertisement -

Kështu kishte deklaruar Shaip Kamberi, ish-deputet në këtë kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit