-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidentja Osmani duhet t’ia ndalojë Putinit hyrjen në komunën e Drenasit dhe Skenderajt

Rekomandime

Opinionistja e njohur Kimete Berisha ka ironizuar me presidenten Osmani duke thënë se kjo e fundit “duhet t’ia ndalojë Putinit hyrjen në komunën e Drenasit dhe të Skënderajit, fillimisht, e pastaj sanksionet ndaj tij të zgjerohen edhe në komunat tjera të Kosovës”,

Berisha ndër të tjera shtoi se “presidentja Osmani ka krijuar rivalitet falls me Putinin, po sillet si kundërshtarja politike numër një e Putinit në botë. Putini ende nuk i është përgjigjur mllefit të Presidentes Osmani”.

- Advertisement -

Më poshtë keni statusin e plotë të znj. Berisha:

Presidentja Osmani duhet t’ia ndalojë Putinit hyrjen në komunën e Drenasit dhe në Skënderajit, fillimisht, e pastaj sanksionet ndaj tij të zgjerohen edhe në komunat tjera të Kosovës.

E kemi Presidenten anti-ruse të paepur.

- Advertisement -

Ajo e urren Putinin me zemër dhe urrejtjen ndaj Putinit e shpreh me protestë, me nervozë dhe me guxim të pashembullt.

Hatri Ukrainës është në gjendje ‘të jap jetën’…tënde. Po e provokon Rusinë dhe shumë mirë po ia bën.

- Advertisement -

Zelensky ka filluar të pajtohet me Putinin, e Presidentja Osmani – nuk po lëshon pe.

Nuk falë kjo.

Është shumë e vendosur në luftën e saj kundër Putinit.

Ka krijuar rivalitet falls me Putinin, po sillet si kundërshtarja politike numër një e Putinit në botë. Putini ende nuk i është përgjigjur mllefit të Presidentes Osmani.

Veç përpara Vjollcë…Respekt.

Në kuadër të përgatitjes së saj për luftë, Presidentja i ka kërkuar Albin Kurtin që urgjentisht të distancohet nga Lenini dhe t’i këpus raportet shpirtërore që i ka me të…me një hap para, dy pas…

P.S. Kur buburrecat bëhen bashkë, ta pushtojnē shtëpinë.

Ndoshta, Presidentja e fiton këtë luftë.

Komandantja po këqyr njëherë mos po e fiton luftën, pa pasur nevojë të luftojë, se siç na ka mësuar mjeshtri i luftës, Sun Tzu: Luftëtari i vërtetë e fiton luftën, pastaj hyn në luftë; kurse disfatisti: një herë hyn në luftë, pastaj e kërkon fitoren.

Nuk i dihet fatit.

Zoti e ka ngjallur Lazarus-in, katër ditë pasi vdiq dhe u varros!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit