1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidentja Osmani nga Portugalia akuzon Rusinë/ Ia ‘zbulon’ planet në Ballkanin Perëndimor – ja kë po e ‘lufton’

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se tashmë janë përmbushur kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe akuzoi Rusinë për ndërhyrje të rrezikshme në rajonin e Ballkanit. Këtë deklaratë ekskluzive tha për programin RTP3 “Europa Minha”, gjatë një vizite zyrtare në Portugali.

Osmani përmendi edhe mos liberalizimin e vizave dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës.

- Advertisement -

“Ne në Kosovë besojmë fuqishëm se Bashkimi Evropian nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë, por edhe me vlerat që përfaqëson.

Për shembull, ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, para katër viteve më parë. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi, BE vetëm dha një rekomandim pozitiv, ku dy herë u votua në Parlamentin Evropian me shumicë të votave pro, mirëpo disa shtete për qëllimë të psatra politike, kundërshtuan një gjë të tillë”, deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja Osmani foli edhe për dëbimin e dy diplamatëve rusë dhe shpejgoi arsyet e këtij vendimi.

- Advertisement -

Ajo tha se ata diplomatë u përdoren nga Rusia për qëllime më të mëdha se sa vetëm ‘luftimin’ kundër Kosovës.

“Rusia i përdori ata diplomatë si trampolinë për të ndikur në regjionin tonë, përmes atyre ajo u mundua të na bllokojë anëtarësimin në BE dhe NATO. Kjo me të vërtetë duhet të jetë shqetësuese, pasi kjo nuk është thjeshtë vetëm një mosmarrëveshje mes shteteve në Ballkanin Perëndimor. Ata duhet të shikojnë në një ‘pikturë të madhe’ dhe ta shohin se qëllimi i Rusisë është luftimi i NATO-s dhe BE-së dhe vlerave që ato përfaqësojnë”, u shpreh presidentja.

- Advertisement -

Në fund, Osmani tha se shteti rus me çdo kusht po synon të ndikojë në Ballkanin Perëndimor, që të ‘luftojë’ në mënyrë të tërthort NATO-n dhe BE-në.

“Kjo nuk është thjeshtë Rusia kundër Kosovës, por edhe Rusia kundër Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës. Por Rusia është kundër NATO-s dhe vlerave që ajo përfaaqëson, kundër vlerave që Bahskimi Evropian përfaqëson.

Shteti rus dëshiron t’i lujftojë këto sy sisteme dyja duke na luftuar neve. Pasi e di se BE nuk do të jetë kurrë plotësisht e suksesshme pa u anëtarësuar shtetet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi presidentja Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit