10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Presidentja Osmani për fitoren e Akilit: Bravo që po e ngrisni Republikën drejt majave të Olimpit xhudist

Rekomandime

Akil Gjakova e ka përfunduar në mënyrën më të mirë performancën në Kampionatin Evropian që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

- Advertisement -

Ai sot fitoi medaljen e artë.

Presidentja Vjosa Osmani e uroi atë për titullin si kampion i Evropës.

Ajo tha se sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

- Advertisement -

“I artë dhe Akili jonë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.

- Advertisement -

E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.

Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.

Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist! ”, shkroi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit