14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Presidentja Osmani priti në takim atomistët: Ata do të jeni imazhi ynë kudo në botë, me sukseset e tyre do të na bëjnë krenar

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim grupin e nxënësve të Institutit “Atomi”, të cilët i siguroi se do të bëjnë gjithçka që munden për t’u krijuar mundësinë që të kenë arsim cilësor.

- Advertisement -

Osmani përmes një postimi në Facebook, u shpreh se këta fëmijë janë pamja premtuese e Kosovës dhe pasuria më e madhe e vendit.

“E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës do të jenë më mirë kur arsimi të bëhet prioritet në politikbërje e në mendësinë tonë. Andaj sot doja që një ndër takimet e para ta realizoj me grupin e nxënësve të Institutit “Atomi”. Ata janë pamja më premtuese e Kosovës, pasuria më e madhe dhe perspektiva jonë”, shkruan Osmani.

Ajo u shpreh se “Mendjet e ndritura, këta vajza e djem me dhunti të jashtëzakonshme, me kërkesa mirë të artikuluara e vizion aq largpamës, veçse ma shtuan vendosmërinë që duhet të punojmë akoma me më shumë ngulm për të përmirësuar gjendjen e sistemit arsimor në vend”.

- Advertisement -

“Të vlerësuar për inteligjencën, secili nga këta fëmijë do të jetë një shtyllë e fortë e të ardhmes së Kosovës. Ata do të jenë imazhi jonë kudo në botë dhe me sukseset e tyre do të na bëjnë krenar”, shkruan ndër të tjera Osmani

Ajo tha se i ka siguruar fëmijët se do të bëjnë gjithçka që munden që t`u krijojnë mundësinë që ta kenë një arsim cilësor, jo vetëm atyre por dhe të gjithë fëmijëve në Kosovë, i cili kombinohet në mënyrë të duhur me tregun e punës.

- Advertisement -

“Po ashtu u premtova që do bashkëpunoj me prindër e institucionet tjera të identifikojmë edhe shumë shoqe e shokë të tjerë anë e mbanë Kosovës, po kaq mendjeprehtë, po kaq impresionues. Secili fëmijë e ka një talent, por shpalosja e talentit është individuale. Me inteligjencën, talentin dhe shkathtësinë do ta ndërtojmë një brez të rinjsh për të tashmen dhe të ardhmen”, shkruan Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit