10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Goditen 22 policë të gjorë, amnistohen peshqit e mëdhenj që i dëbuan gylenistët

Rekomandime

Ndaj 22 policëve të Policisë së Kosovës është ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Gylenistët’’, ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti. Ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehur të tjerë në lidhje me ketë rast”, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ekrem Lutfiu, zyrtar për media nga Prokurorinë e Shtetit.

- Advertisement -

Prokuroria interviston numër të madh të të dyshuarve për dëbimin e shtetasve turq.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.

- Advertisement -

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit