13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Presidentja Osmani ua mbylle gojën kritikuesve në Twitter, por ja çfarë i kishte bërë Gjykata Trumpit në Amerikë

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka gjetur “ilaç” për kritikuesit e saj në rrjete sociale. Në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale, po bllokohen qytetarët të cilët po ia përmendin qëndrimet e dikurshme Osmanit. Njëjtë si Osmani kishte vepruar edhe ish-Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, por Gjykata kishte vendosur se Trump në këtë rast kishte bërë shkelje kushtetuese, pasi nuk kishte të drejtë t’i bllokonte njerëzit nga llogaria e Presidentit.

- Advertisement -

Një qytetar ka shkruar se faqja zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani në Facebook e ka bllokuar profilin e tij në këtë rrjet social.

“Përmes një llogarie të verifikuar nga Facebook-u, presidentja e ulë rëndësinë e këtij komunikimi duke bllokuar qytetarë që rastësisht mund të artikulojnë diçka që nuk pajtohen me të”, ka shkruar Afrim Halili në Facebook.

Por, Osmani duket se nuk është e kënaqur as me kritikuesit e saj në Twitter.

Kështu, ajo ka bllokuar një qytetar tjetër, i cili thotë se Osmani nuk po mund t’i pranojë kritikat dhe faktet për ndryshimin e qëndrimeve të saj ndër vite.

- Advertisement -

“Kur “presidentja e unitetit” nuk mundet me i pranu kritikat e faktet për ndryshimin e parimeve e qëndrimeve të saj ndër vite”, ka shkruar në Twitter Armir Bejtullahu.


Bejtullahu po ashtu ka bashkëngjitur fotografinë e cila dëshmon se llogaria e Presidentes Vjosa Osmani në rrjetin social Twitter e ka bllokuar llogarinë e tij.

- Advertisement -


E për bllokime të kritikëve në rrjetet sociale njihet edhe ish-Presidenti i Shtetyeve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pasi ai kishte bllokuar disa llogari të kritikuesve të tij në rrjetet sociale, kishte ardhur një vendim i Gjykatës, i cili thoshte se Trump kishte shkelur Kushtetutën.

Gjykata vendosi që llogaria e Donald Trump në Twitter është “një llogari presidenciale në krahasim me një llogari personale”, dhe bllokimi i njerëzve prej saj shkel të drejtat e tyre për të marrë pjesë në një “forum të caktuar publik”.

Express ka kontaktuar edhe zyrën për media të Presidentes Osmani, për të pyetur pse llogaria e saj në rrjete sociale po i bllokon qytetarët të cilët e kanë kritikuar, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit