Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që vikendin ta kalojë së bashku me familjen në Shqipëri.
Në fotot e dërguara nga një lexues i lajmi.net, presidentja Osmani shihet në restaurantin ‘Mrizi i Zanave’ në Lezhë të Shqipërisë.
Presidentja ka qenë e shoqëruar nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt, të cilët kujdesen për sigurinë e Osmanit që nga dita kur është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Osmanit në Shqipëri.