1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Prezantohen provimet e Albin Kurtit gjatë studimeve, profesorët tregojnë cfarë studenti ishte (VIDEO)

Rekomandime

Në këtë storie të RTV Dukagjinit, profesorët e Albin Kurtit rrëfejnë se çfarë studenti ishte Albin Kurti.

Po ashtu ekipi ynë ka siguruar edhe provimet e punuara nga Albin Kurti, si dhe rezultatet e provimit pranues në Fakultetin Teknik. Profesorët e përshkruajnë si një student ndryshe nga të tjerët.

Ishte viti 1993 kur Albin Kurti kishte aplikuar në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë. E rezultatet e provimit pranues e riradhiten atë si kandidatin e parë që plotësoi testin qind për qind.

- Advertisement -

Këtë e rrëfen Salem Lepaja, profesor i Kurtit në atë kohë.

“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme dhe provimi pranues. Numri maksimal i pikëve ishte 300 e Albini i kishte marrë të gjitha”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Salem Lepaja.

Mirëpo i befasuar nuk mbeti vetëm nga provimi pranues. Kulmi për Lepajën ishte kur në vitin e tretë të studimeve, Albin Kurti bëhet studenti i cili e kalon lëndët e tij në afatin e parë dhe me notën 10.

- Advertisement -

“Në vitin 1995 kur kam mbajtur dy lëndë: Teoria e Telekomunikacionit I dhe Teoria e Telekomunikacionit II. Këto lëndë për mendimin tim dhe të tjerëve kanë qenë më të vështirat gjatë studimeve. Është rasti i parë që një student hyn në këto dy provime dhe i merr notat dhjetë (10)”, tregon më tej Salem Lepaja.

Për Albin Kurtin kishin dëgjuar edhe profesorë të tjerë.

- Advertisement -

Ruzhdi Sefa, ligjërues i kamotshëm në Universitetin e Prishtinës tregon se kur u burgos Kurti, kishte takuar vëllain e tij i cili i kishte treguar se prindërve dhe familjes po u kërkon libra filozofik. Mirëpo kjo përgjigje e vëllait të Albin Kurtit, nuk i pëlqeu Sefës.

“Gjatë bisedave që kam pasur me familjarët e Albinit gjatë vizitave që i kanë bërë në burgje i kam pyetur nëse ai po kërkon libra. Po thanë që po kërkon libra të shkencave filozofike. Njëherë u stepa që mos nga një shkencëtarë i ardhshëm po fitojmë një filozof por doli që ato libra i kishte një bagazh tjetër”, shprehet Ruzhdi Sefa.

Albin Kurti, në zgjedhjet e fundit doli kandidati më i votuar në Kosovë, me mbi 181 mijë vote dhe pritet te jete kryeministër i ardhshëm i vendit. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit