11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vuan nga sëmundja e rëndë, lirohet përfundimisht i dënuari në rastin “Bllaca”

Rekomandime

I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, është liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS). Hajdari e kuptoi se vuan nga kjo sëmundje gjatë kohës sa vuante dënimin në burg, por familjarët e tij ankohen duke thënë se Hajdari u neglizhua shumë nga organet e drejtësisë përkundër ankesave të bëra. Kjo është hera e dytë që Hajdari lirohet nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, kjo do të thotë se mbajtja e tij në burg është kundër të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

Ai është i dënuar në rastin “Bllaca” dhe kur e kuptoi për sëmundjen, ishte duke e vuajtur dënimin.

Driton Hajdari është i dënuar me 7 vite burgim, raporton T7.

Por, tani më ai nuk gjendet prapa grilave duke e vuajtur dënimin.

- Advertisement -

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa edhe në të kaluarën ishte liruar disa herë për trajtim mjekësor.

Megjithë sëmundjen e rëndë atij i ishte dashur të kthehet në vuajtje të dënimit.

- Advertisement -

Por, tani duket se Driton Hajdari nuk do të shkoj më prapa grilave.

Kjo pasi që ka plotësuar kriteret për tu liruar me kusht.

E kjo është edhe arsyeja pse ai tani po qëndron në shtëpi, nën përkujdesjen e familjarëve, raporton T7.

Gjithë kjo ka ndodhur pas një vendimi të Panelit për Lirim me Kusht, që ka aprovuar kërkesën e të dënuarit në rastin “Bllaca II”.

Ndërkohë, babi i Dritonit, Shqari Hajdari thotë se rasti i djalit të tij është neglizhuar shumë nga organet e drejtësisë.

“Është zhegit shumë pasi sëmundja i është shfaqur në burg, pasi ka shkuar çdo herë situata duke ju vështiruar, non-stop kemi bë ankesë për t’u liruar më herët prej burgut, ndoshta gjendja e tij ish përmirsuar. Kemi bërë ankesë tek Shërbimi Korrektues, dhe një vit kemi pritur për përgjigje.”, ka thënë baba i Driton Hajdarit, Shaqir Hajdari.

Edhe bashkëshortja e Dritonit, e cila kujdeset për të, thotë se ai u sëmur deri sa ishte duke e vuajtur burgun.

“Terapi ka marrë, por Dritoni thotë që u helmua nga dikush, ka marrë një injeksion pasi shkoi shëndosh e mirë. Neve na mbetet që në të ardhmen të shohim çka do të ndodhë, sepse gjendja e tij përditë po keqësohet. Nuk është bërë trajtimi i duhur pasi gati dy vjet s’ka marrë trajtim hiç”, thotë gruaja e Driton Hajdarit, Teuta Hajdari.

Me këtë rast është marrë edhe Avokati i Popullit.

Nga kjo zyrë thonë se mbajtja në burg e Hajdarit do të përbente shkelje të drejtëve të njeriut.

Avokati i popullit i ka dërguar një opinion juridik në cilësinë e mikut gjykatës dhe e ka njoftuar që nëse i dënuari vazhdon të mbahet kjo do të përbënte shkelje të drejtëve njeriut e cila është pjesë e ligjeve të Kosovës

Driton Hajdari vuan nga sëmundja e sklerozës amfitrofike laterale.

Ai është dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit