4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mefi hyn në sistem, pas largimit të Maxhunit kërkon edhe dorëheqje tjera

Rekomandime

Anëtari i VV-së Mefail Bajqinovci i cili në zgjedhet e fundit ka arritur të zgjedhet deputet duke marrë 14 mijë e 453 vota ka kërkuar edhe dorëheqje të tjera pas dorëheqjes se shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni raporton Gazeta Express.

Bajqinovci përmes Facebook-ut ka shkruar se bëjnë mirë që edhe shumë të tjerë mos ta presin fundin e vitit për të dhënë dorëheqje.

“Mirë është mos prit muajin dhjetorin kur fillon dimri edhe shumë tjerë”, ka shkruar Bajqinovci.

- Advertisement -


Drejtori shumëvjeçar i Policisë së Kosovës e tash së fundmi edhe i Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni, ka vendosur që të mos e presë në zyrën e tij zgjedhjen e Albin Kurtit në postin e kryeministrit.

Ai sot ka dhënë dorëheqje të befasishme nga pozita që mbante.

Dorëheqja e Maxhunit u konfirmua nga kryeministri në detyrë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Kam pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit