Prezantuesi i njohur Xhemajl Rexha ka ofenduar rëndë kolegët gazetarët të mediumit online ‘Periskopi’.
Drejtuesi i ‘Interaktiv’ në KTV, ka shkuar aq larg sa që ata i ka sharë me ‘rob shpie’, duke e shpërndarë një artikull të këtij mediumi.
“Mos ta kisha pasë punën që e kam, ua kisha shkru 1 koment ‘kolegëve’ – Robt jau q***a! Faleminderit”, ka shkruar ai në Twitter.
Artikulli të cilin e ka nxjerrë jashtë kontrolli Xhemajl Rexhen ka të bëjë me votat e pavlefshme të ardhur nga diaspora, e që sipas KQZ-së rezultuan të jenë shumica e atyre që erdhën me postë nga vendet e ndryshme të botës.