0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prezantuesja e televizionit Kinez thotë se Covid-19 doli nga një laborator Amerikan

Rekomandime

Në një program arab, një prezantuese e medias shtetërore kineze ka deklaruar se koronavirusi e ka zanafillën/origjinën nga SHBA-ja dhe jo siç pretendohet nga kjo e fundit, se pandemia Covid-19 shpërtheu në Kinë.

Prezantuesja, e cila vetëquhet “Zonja V”, iu referua disa teorive konspirative për të provuar se “është e qartë që virusi në Kinë është izoluar nga jashtë”.

- Advertisement -

“Zonja V”, që në studio flet arabisht ka lënë të kuptohet se virusi mund të ketë “rrjedhur” nga një laborator amerikan. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga studiuesit.

Komenti i saj vjen në një kohë kur politikanët nga Kina dhe SHBA janë në një luftë të vazhdueshme fjalësh mbi burimin e COVID-19. Në një episod të shfaqjes së saj të quajtur “China View”, Zonja V fillimisht citoi kërkime të paidentifikuara dhe pretendoi se koronavirusi filloi të përhapet pas Lojërave Botërore Ushtarake në Vuhan në tetor të vitit të kaluar, një ngjarje sportive vjetore ku morën pjesë mbi 100 vende.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit