11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Haradinaj pas ardhjes nga Amerika: Do të kemi presion për një “Dodik Republikë”

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është kthyer nga vizita zyrtare në SHBA, ku bashkë me të ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

Por me këta dy, Haradinaj tha se nuk ka pati asnjë takim. Megjithatë, Haradinaj tha se pjesëmarrja e tij ka qenë e rëndësisë së madhe për t’i bërë të qarta qëndrimet se nuk duhet të ketë lëvizje të kufijve apo ndarje të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ka qenë me rëndësi që kam shkuar t’i qartësojmë pozicionin Kosovës. Po ashtu ka qenë e rëndësishme edhe për faktin se Serbia dhe Vuçiq janë shumë aktivë. Unë kam qenë atje për të thënë se është e pamundshme që Kosova të merr ndonjë model nga Bosnja”.

“Kur zhvillimet po marrin drejtim të gabuar atëherë është shumë e vështirë të korrigjohen më vonë siç është ndryshimi i kufijve. S’ka qenë lehtë me u përballë me atë ide”.

- Advertisement -

“Do të ketë presione për një “Dodik Republikë”. Kjo duhet të kundërshtohen nga të gjithë. Të mos bëhen shumë burra të mirë dhe të nguten duke u pajtuar menjëherë sepse ky është rreziku për Kosovën”.Kjo vizitë e ka një rëndësi të madhe sepse jemi duke biseduar me Gjermaninë dhe Amerikën”.

“Duhet ta kemi të qartë, s’është mirë që të pajtohet askush me ide të këqija. Unë do të punoj t’i kundërshtoj idetë e këqija prej kujtdo që vijnë. Nuk është Kosova mall ta çojmë në treg në New York, kjo duhet të respektohet. Kam ndodhur i vetëm këtu dhe unë jam ai që i kam lënë në lloq dhe do ta bëj sa herë që ata që duan me nda Kosovën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit