1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prishtina mund të shkojë sërish në zgjedhje, nëse nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit nesër

Rekomandime

Afati ligjor deri kur i mundësohet Prishtinës që të zgjedhë kryesinë e Kuvendit është 6 janari. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, kryeqyteti mund të shkojë në zgjedhje për asamble komunale.

Kështu e përcakton Ligji për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit “kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë”. Rrjedhimisht i bie që, me 6 janar, përfundon afati ligjor për konstituimin e Kuvendit Komunal, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve, Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Asamblisti nga kjo parti Gëzim Sveçla deklaroi se zgjedhja e kryesuesit është përgjegjësi e Përparim Ramës.

“Është detyrë, përgjegjësi dhe obligim i kryetarit të sapo zgjedhur dhe partisë së tij LDK, që ta bëjnë konstituimin e asamblesë dhe rrjedhimisht është në duar të tyre që ta zgjedhin kryesuesin e Kuvendit”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sveçla.

- Advertisement -

Ende nuk dihet se kush është propozuar për këtë pozitë, meqë as LDK-ja e as PDK-ja nuk janë deklaruar karshi kësaj çështjeje.

LDK-së i nevojiten edhe të paktën 12 vota nga subjektet e tjera politike në Asamble për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit.

- Advertisement -

Publike mbetët vetëm ftesa që iu është bërë Arben Vitisë për udhëheqjen e Drejtorisë së Shëndetësisë, për çka Rama i LDK-së ende nuk ka marrë përgjigje.

Deri më tani është bërë publik vetëm emri i nënkryetarit Alban Zogaj dhe shefit të kabinetit, Vllaznim Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit