10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sqarimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19

Rekomandime

108 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në vend nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, në njoftimin e sotëm, MSH ka bërë të ditur se në kuadër të 108 rasteve të reja, 39 prej tyre janë raste të mbledhura gjatë tre ditëve të fundit.

- Advertisement -

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një nga laboratoret private në vend i ka raportuar sot rastet e akumuluara për tre ditë.

“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit