1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prishtina sërish me rekord të rasteve të reja me koronavirus

Rekomandime

Ka shkuar në 8 mijë e 799 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

- Advertisement -

Që nga marsi e deri më sot në tërë Kosovën janë infektuar me koronavirus 8 mijë e 799 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 245 raste të reja pozitive me koronavirus, përderisa Prishtina prin me 71 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit