Policia e Kosovës ka inciuar rast ndaj një personi për veprën “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”, pasi i njëjti ishte i infektuar me koronavirus dhe ka dalur rrugëve të Prishtinës.
Policia përmes raportit 24-orësh konfirmon se rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana”, rreth orës 15:30.
“Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart.”, thuhet në njoftim të policisë.
Njoftimi i plotë:
Rr. “Tiranës”, Prishtinë 09.11.2020 – 15:30. Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me Covid 19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart.