1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prishtinasit në vitin 1913: Të uritur e me tesha të çkyera për beter si lypës (Foto)

Rekomandime

Ish-gazetari Bajram Mjeku ka publikuar një fotografi që shpërfaq mjerimin e shqiptarëve, e që thotë se është realizuar më 4 maj 1913 në Prishtinë. Aty shihen disa shqiptarë “të uritur e leckosur”, derisa në afërsi të tyre qëndrojnë edhe dy xhandarë serbë.

Përmes një postimi në Facebook, Mjeku ka thënë se fotografia mund të jetë realizuar në Qarshinë e Prishtinës, aty ku sot janë objektet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Askush më shumë se kjo fotografi e realizuar më 4 maj të vitit 1913 në Prishtinë, nuk dëshmon për mjerimin tonë. Shqiptarë të leckosur dhe të uritur, janë të “shoqëruar” edhe nga dy xhandarë serbë, të cilët janë dëshmia më e mirë e kërcënimit të radhës”, ka shkruar Mjeku.

Sipas Mjekut, kjo fotografi është realizuar nga bankieri francez dhe filantropi Albert Kahn, i cili e kishte vizituar Kosovën në maj të vitit 1913.

Në koleksionin e filantropit Albert Kahn, gjenden 94 fotografi me motive nga Kosova. Kahn veç Prishtinës, vizitoi edhe Prizrenin, Graçanicën e Lypjanin.

- Advertisement -

Fotografia është realizuar sipas sistemit të parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar, i cili atëbotë quhej “true color”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit