Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim të mërkurën dhe të enjten.
Sipas komunës, kjo rrugë do të jetë e pakalueshme për shkak të sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.
“Të mërkurën e të enjten, me datën 14 e 15 gusht, rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” .
Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve”, thuhet në lajmërimin e Komunës së Prishtinës.