12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Prishtinë: Shembet dheu, veturat bien në hendek

Rekomandime

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt.

- Advertisement -

Qytetarët që po ndihen të rrezikuar kanë thënë se madhësia e gropës shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë, njofton Klan Kosova.

Veturat që kishin qenë të parkuara kanë rënë në hendek dhe për t’i nxjerrë kanë dalë ekipet e Marimangës.

Po ashtu qytetarët kanë thënë se aty afër ka shpërthyer edhe një gyp i ujit, e këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila tha se ekipet kanë dalë për të sanuar gjendjen.

- Advertisement -

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, konkretisht nga ora 05:00 e mëngjesit. Deri më tani janë lajmëruar gjashtë raste në zonën e shërbimit, rrjedhje të ujit”.

“Ekipet tash për tash janë në lagjen “Tophane” për sanim të rrjedhjes duke vazhduar me sanim edhe në rastet e tjera të lajmëruara nga qytetarët. Përgjatë skanimeve që janë lajmëruar ata do të vëzhgojnë terrenin që nëse edhe diku tjetër ka ndonjë rrjedhje t’i përfundojnë të gjitha gjatë ditës së sotme”.

- Advertisement -

Por ende nuk dihet shkaku që ka shpërthyer gypi dhe nëse lidhet me ndërtimet e objektit.

Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes që kanë dërguar lexuesit e Klan Kosovës:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit