Dalja në takim me dy vajza ishte dardhë me bisht për një të ri kryeqytetas.
24 vjeçari u bë viktimë e rrëmbimit pasi u mashtrua nga dy vajza 19 e 22 vjeçe në lagjen Tasligje të shtunën pasdite.
Por në një rrugicë 500 metra më tutje sic merr vesh Klan Kosova ato e tradhtuan atë pasi dyshohet se e kërcënuan edhe me thikë, duke e dorëzuar tek dy djem të tjerë.
Për rastin u njoftua policia që lokalizoi e arrestoi dy të dyshuarat por me vendim të prokurorit u liruan më pas.
Të dielën u vetë dorëzua edhe i dyshuari L.G, 22 vjeç që u ndalua për 48 orë.
Ndërsa A.H 21 vjeç bashkë me viktimën, janë akoma në kërkim nga forcat e rendit të cilët nuk i gjetën në lokacionet që u bastisën, derisa hetimet u tha se po vazhdojnë.