-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pritja e dobët e turistëve: Pesë vajza nga Kosova bëhen VlKTlMË e mashtrimit nga ‘Hotel President’ në Shqipëri

Rekomandime

Sezona e verës ka filluar dhe kosovarët me të madhe kanë filluar të vizitojnë bregdetin shqiptar, por jo gjithmonë po pritën mirë nga pronarët e hoteleve atje. I tillë ka qenë rasti i një vajze nga Kosova e cila ka qenë viktmë e një mashtrimi nga një hotel në Shëngjin të Shqipërisë.

Ajo e ka rrëfyer gjithë rastin për Gazeta Metro se si ‘Hotel President’ në Shëngjin ia ka anuluar rezervimin e bërë në ditët e fundit para se të nisej në pushim me 5 shoqe të saj.

- Advertisement -

Viktma e mashtrimit për Metro ka thënë se i ka shkruar direkt Hotelit për rezervim për pesë persona nga datat 03.06.2021 deri më datë 08.06.2021 dhe nuk ka marrë përgjigje për dy ditë me radhë dhe pastaj i ka telefonuar.

Në telefon ajo thotë të ketë komunikuar me pronarin e ‘Hotel President’ dhe thotë se i njëjti ia ka kërkuar përsëri kërkesën për rezervim me shkrim në kontaktin e tij.

Pronari i Hotelit ia ka konfirmuar rezervimin në mesazhet në ‘Viber’, por ditë më vonë, ai ia ka anuluar këtë rezervim me arsyetimin se dhomat janë parapaguar në ‘booking’ nga persona të tjerë.

- Advertisement -

“Per shkak te takses me te larte te rezervimit ne Booking une vendosa te komunikoj direkt me Hotelin per rezervim qe ishim 5 shoqe per te bere nje vizite ne Shengjin. Me date 23 i kam shkru per rezervim per datat 03.06.2021-08.06.2021, nuk me kan kthy pergjigje. I kam shkru prape te nesermen duke i lutur per ni pergjigje prape nuk morra pergjigje dhe u detyrova ti kontaktoj ne telefon. Ne telefon fola me nje burre(Pronarin e Hotelit)* nr. kontaktues ishte i specifikuar ne profilin e Hotelit ne Instagram* duke I tregu per situaten qe nuk morra pergjigje me tha te iu shkruaj kerkesen e rezervimit perseri tek kontakti i tije! Pas komunikimit, i kerkova te ma konfirmojne rezervimin dhe ma konfirmoje permes mesazhev shih ne foto. Me pas isha me mendje se rezervimi eshte perfundu sipas fjaleve te personit ne fjale, mirepo sot ndodhi e kunderta morra nje telefonate se rezervimi im eshte anuluar per shkak te problemeve te keq-menaxhimit te hotelit. Me arsyetimin se dhomat jane parapaguar ne booking nga persona te tjere dhe tani duhet anuluar rezervimi yne! Ne nuk kemi pas nje kerkese prej tyre qe te bejme parapagesen dhe si pasoje e papergjegjesise se tyre neve na anulohet rezervimi ditet e fundit.”, rrëfen viktlma e mashtrimit nga ‘Hotel President’ në Shëngjin të Shqipërisë.

Gazeta Metro më poshtë ua sjell edhe bisedën midis saj dhe pronarit të ‘Hotel President’ i cili ia anulon asaj rezervimin 4 ditë pasi ishin marrë vesh për datat 03.06.2021 deri më datë 08.06.2021. /gazetametro.net

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit