4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Privatizimi në Kosovë la 70 mijë punëtorë pa punë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Krimi më i madh i pasluftës është bërë gjatë privatizimit në Kosovë.

Ky proces në vend që të krijonte punësim, i humbi mbi 70 mijë vënde pune.

Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë numëronte rreth 650 punëtorë. Në vendin e tyre të punës tashmë janë vendosur kamionët e monopolit shumëvjeçar të Devollëve, që e blenë fabrikën me mbi 5 hektarë tokë dukshëm nën vlerëne tregut. Punëtorët ecën prej shpije me tu privatizuar fabrika për 2.5 milionë euro, vlera reale e të cilës ishte mbi 50 milionë euro.

- Advertisement -

Fatin e njëjtë e ndjekën hoteli Grand që kishte qindra punëtorë gjithashtu, Llamkosi, Ramiz Sadiku, fabrikat në Prizren, Pejë…gjithandej.

Krim edhe më i madh ndodhi ne toka.

- Advertisement -

Tokat, që në komunizëm u ishin marrë fshatarëve të varfër, iu shitën për centa politikanëve pasanik. Edhe miqtë e tyre nuk mbetën pa gjë. Qebesa eshe disa gazetarë të pushtetit i morën disa ashta.

Privatizimi masiv përmes vauçerëve që u bë kryesisht në ish Jugosllavi, në vende si Sllovenia shumë i suksesshëm, ku pronarët kryesorë bëheshin ish punëtorët, tek ne u zëvendësua me të tjerë, që s’kishin lidhje me fabrikat. Lidhjen e vetme e kishin me pushtetin.

Gjithçka u zhvat, pasuria kosovare e krijuar për 50 vjet u shëmb përtoke. Blerjet bëheshin në mënyrën më jotransparente të mundshme. Ne, gazezarët e asaj kohe i shihnim shifrat fituese vetëm me P1, P2, P3…fitonte me i liri, kur te gjitha ofertat ishin te lira. Kjo, pasi te gjitha ishin te kurdisura. Si rezultatz u vra shpresa e ketij vendi, mbi 500 ndermarrje u shuan pergjithmone, ndersa gjithcka kulmoi me djegien e tere dokumentactionit të privatizimit nga UNMIK’u, ditën kur u bë dorëzimi tek kosovarët.


(Autori e ka percjell se afermi procesin e provatizimit nga fillimi si gazetar dhe ka diplomuar me temen: privatiizmi ne Kosove.
Qendrimet jane personale)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit