1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Profesioni që shpikën kosovarët: Analist politik

Rekomandime

Politika dhe lëvizjet politike analizohen në çdo vend të botës. Ekspertët analizojnë lëvizjet politike nga kënde të ndryshme dhe segemente jetësore. Varësisht për çka janë të specializuatar.

- Advertisement -

Ka edhe studiues që komentojnë vetëm politikën: quhen politikologë. Ndërkohë, Kosova ka avancuar tutje. Ka shpikur një profesion të ri, ku pjesëtarët e saj kanë të drejtë të flasin e të komentojnë gjithçka, që nga gjymtyrët e buburrecave e deri tek galaktikat ndëryjore, quhen: Analistë politik.

Ky profesion tejet i lakmuar në vend ka uzurpuar komplet hapësirën mediatike të vendit. Nuk ka më ndonjë analizë specialistike për asgjë. Janë të gjithdijëshmit, të gatshëm për ta dhënë verdiktin përfundimtar për secilën sferë të jetës.

Tash, në zgjedhje ata do të tregojnë si duhet të ndërtohet secili qytet i Kosovës, ekonomia, kultura, si duhet të duken secila ndërtesë e secilit qytet të Kosovës, si dhe kur duhet të mbjellen specat në Krushë, apo si duhet të bashkohet Mitrovica. Kanë plane konkrete që rrjedhin nga lexueshmëria dhe studimet e tyre edhe për boronicat në Opojë, teleferikët në Prevallë dhe Bogë, sikurse për avancimin e teknologjive për përpunimin e mineraleve të Trepçës. Ndërkohë, analizat për Covid 19 ti bëjnë pa mostra fare. Pra, jemi në duar të sigurta për gjithçka. Rrofshin analistat./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit