2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Profesori amerikan: Kurti nuk duhet të bëhet si Erdogani, që ta konsiderojë parlamentin si plastelinë

Rekomandime

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor teksa ka komentuar dramën e 2 prillit, ku Kurti kërcënonte opozitën me shkuarje në zgjedhje në rast se nuk do të kalonte Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ka rekomanduar kryeministrit të “mos e imitojë Erdoganin”.

- Advertisement -

Ben-Meir, ka thënë se në mënyrë që të ruhet integriteti demokratik, Kurti nuk duhet të iniciojë ultimatume ndaj opozitës.“Megjithëse partia opozitare LDK pranoi të votojë Vjosa Osmanin si presidente, do të kishte qenë shumë më e mençur nga ana e Kurtit të mos kërcënonte shkuarjen në zgjedhje të reja vetëm sepse njëra nga partitë e tjera nga opozita nuk pajtohet me mendimet e tij”, deklaroi profesori amerikan.

“Për të ruajtur integritetin demokratik të Kosovës, kryeministri nuk duhet të lëshojë ultimatume, të cilat minojnë parimin e këshillës dhe pëlqimit mbi të cilin mbështetet demokracia. Kurti nuk duhet të imitojë Erdoganin e Turqisë, i cili tani përdor parlamentin si plastelinë, që të votohet çdo legjislacion të favorshëm që ai dëshiron”, potencoi tutje ai.

Ndërkaq, sa i përket reformës zgjedhore, përkatësisht ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor i ka rekomanduar kreut të ekzekutivit që ta përfshijë opozitën në diskutim.

- Advertisement -

“Në analizën përfundimtare, lejimi i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit të votojnë do të ndikonte gjithashtu në partitë opozitare. Kurti duhet të prezantojë një legjislacion të tillë që të debatohet në parlament dhe të arrihet një konsensus, ndërsa gjithashtu të përfitojë nga kontributi që shoqëria civile mund të ketë për të ofruar lidhur me këtë çështje”, shtoi ainë një prononcim për Gazetën Express,

I pyetur nëse presidenti duhet të zgjidhet me votë popullore, Ben-Meir ka dhënë një propozim më ndryshe për zgjedhjet parlamentare.

- Advertisement -

“Zgjedhjet e shpeshta parlamentare në Kosovë më kujtojnë se çfarë po ndodh aktualisht në Izrael. Problemi është se ka shumë parti që garojnë në zgjedhje, dhe për sa kohë që pragu në Kosovë mbetet 5 për qind për kualifikim, kjo lejon që një numër më i madh i partive të përfaqësohen në parlament. Ilaçi për mendimin tim është ngritja e pragut mbase në 10 për qind, e cila do të detyrojë partitë më të vogla që ndajnë pikëpamje të ngjashme, të bashkohen dhe të formojnë një parti më të madhe”, rekomandon ai.

Ben-Meir ka dhënë një propozim më ndryshe për zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të mos ketë zgjedhje të shpeshta.“Zgjedhjet e shpeshta parlamentare në Kosovë më kujtojnë se çfarë po ndodh aktualisht në Izrael. Problemi është se ka shumë parti që garojnë në zgjedhje, dhe për sa kohë që pragu në Kosovë mbetet 5 për qind për kualifikim, kjo lejon që një numër më i madh i partive të përfaqësohen në parlament. Ilaçi për mendimin tim është ngritja e pragut mbase në 10 për qind, e cila do të detyrojë partitë më të vogla që ndajnë pikëpamje të ngjashme, të bashkohen dhe të formojnë një parti më të madhe”, rekomandon ai.Përgjatë së premtes, kryeministri Kurti i dha prioritet votimit të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përpara zgjedhjes së presidentes.

Ndryshimi i kësaj norme ligjore, ndër të tjera, do t’ua mundësonte votimin mërgatës nga konsullatat dhe ambasadat përkatëse në zgjedhjet parlamentare të vendit.Kjo shkaktoi pakënaqësi tek njëra nga partitë opozitare, që ishte zotuar ta votonte Vjosa Osmanin për presidente. LDK-ja me kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, pasi u njoftua për mbajtjen e seancës nga ora 21:00 për votimin e këtij projektligji, një orë më herët ftoi konferencë, duke thënë se në rast se nuk tërhiqet Projektligji nga Kuvendi, “Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje”.

Megjithatë, të dielën, disa minuta përpara mbajtjes së seancës për votimin e presidentes, Lëvizja Vetëvendosje tërhoqi nga Kuvendi Projektligjin për Zgjedhje, kërkesë kjo e vazhdueshme nga LDK-ja si konsensus për votimin e të pares së vendit.Në raundin e tretë, me 69 vota pro, Vjosa Osmani u shpall presidente e Kosovës, duke siguruar një mandat 5-vjeçar në këtë post. Kjo e fundit shërbente si ushtruese e detyrës së presidentit që prej kohës së shkuarjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, e deri tek votimi i Glauk Konjufcës si kryekuvendar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit