1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Profesori amerikan: Po fIitet për një formë autonomie për serbët në Kosovë

Rekomandime

Kosova dhe Serbia në takimin e fundit që zhvilluan në Bruksel u pajtuan për propozimin e Bashkimit Evropian, megjithëse në dokument mungojnë nënshkrimet e liderëve shtetëror.

- Advertisement -

Charles Kupchan, nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se dyja vendet kanë bërë një hap madh për t’i normalizuar raportet mes vete.

Sipas tij në këtë marrëveshje palët trajtohen në mënyrë të barabartë, edhe pse nuk parashihet njohja de-jure e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Kosova dhe Serbia shënuan progres të madh kur u pajtuan me propozimin e Bashkimit Evropian, të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se akoma nuk është nënshkruar. Kjo është marrëveshja me e mirë që iu është ofruar shteteve për një periudhë shumë të gjatë. Në këtë marrëveshje palët trajtohen në mënyrë të barabartë, ku respektohen simbolet kombëtare, integriteti territorial dhe shkëmbehen misionet diplomatike. Në këtë fazë nuk parashihet njohje de-jure për Kosovën, megjithatë kjo mund të ndryshojë në të ardhmen”, thotë Kupchan.

- Advertisement -

Profesori amerikan nuk e sheh si problematike pikën e shtatë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kupchan thotë se një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë nuk e rrezikon sovranitetin e vendit.

- Advertisement -

“Në pikën shtatë të marrëveshjes flitet për një formë autonomie për komunitetin serb, megjithatë nuk e shoh si shumë problematike. Normalisht që duhet treguar kujdes për çdo pikë të marrëveshjes, por nuk mendoj se do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës, sepse të tilla modele ka nëpër shume vende të botës. Prandaj jam shumë i bindur se për këtë çështje do të arrihet një pikë e mesit nga Kryeminstri Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Është koha që të dyja shtetet të ecin para dhe kjo marrëveshje është një formulë shumë e mirë”, thotë ai.

Së fundmi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u betua se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, as de-fakto e as de-jure.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit