2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kriza për punëtorë, kamarierët po iku nga Kosova në vendet bregdetare

Rekomandime

Kriza për staf e ka prekur tashmë edhe sektorin e gastronomisë. Kjo është goditja e radhës për atë sektor, marrë parasysh pandeminë Covid-19 e shtrenjtimin e produkteve.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi në një prononcim për Indeksonline ka folur për mungesën e punëtorëve në gastronomi.

- Advertisement -

Siç thotë ai, në gastronominë e vendit tonë po ndikon sezona verore dhe shkuarja e kosovarëve për të punuar në vende bregdetare.

Sipas Kllokoqit, nuk është pagesa që ndikon në ikjen e stafit, por njëkohësisht puna dhe pushimet atje.

“Po e vërtetë, ka ndiku shtrenjtimi i jetës në përgjithësi në gjithë botën ndërsa standarti ka mbetë i njëjtë te njerëzit. Kuptohet që kjo Kosovën e prek më së shumti sepse këtu janë rrogat më të vogla edhe standarti më i ulët.

- Advertisement -

Mirëpo tash çka ndikon më së shumti në gastronominë e Kosovës është sezona verore edhe të gjithë shkojnë në plazhe dhe vende bregdetare për me punu. Jo se janë pagesat diçka më të mëdha në Shqipëri e Maqedoni, po thjesht duke punu i shfrytëzojnë edhe planet, e kjo e rëndon shumë gastronominë e Kosovës, e sidomos tani që mund t’i themi si një goditje e fundit, kuptohet krejt kjo sa i përket stafit.

Dmth fillimisht me staf na preku pandemia, së dyti devalvi i euros ose shtrenjtimi i produkteve dhe tash kuptohet sezona dhe puntorët ikin në vende bregdetare“, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit