14.9 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Profesori amerikan: Qëllimi i propozimit evropian është që Kosova të formojë Asociacionin dhe të marrë njohje nga Serbia

Rekomandime

Objektivi kryesor i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas ligjëruesit universitar në “London School of Economics”, James Ker-Lindsay, është që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia dhe të anëtarësohet eventualisht në Kombet e Bashkuara.

Që një gjë e tillë të ndodhë, shpjegon më tej autori i librit “Kosova: Rruga drejt shtetësisë së kontestuar në Ballkan”, Kosova duhet të pajtohet me dhënien e autonomisë komuniteti serb.

- Advertisement -

“Pyetja është nëse Kosova beson se ky është një çmim që ia vlen të paguhet”, thotë ai.

Ligjëruesi i konfliktit, paqes dhe sigurisë në Evropën Juglindore, James Ker-Lindsay, beson se për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, janë thënë e shkruar shumë të pavërteta.

Ai, i bindur, thotë se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka kërkuar nga Kosova të formojë një Asociacionin i cili është replika e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

- Advertisement -

“Ka shumë, shumë forma të autonomisë në mbarë botën. Republika Serbe është vetëm një. Ajo u krijua në një kohë shumë të ndryshme dhe në një kontekst shumë të ndryshëm. Askush nuk po propozon që kjo të përsëritet në Kosovë. Të vetmit njerëz që e thonë këtë janë ata që nuk e kuptojnë se si funksionon autonomia ose ata që qëllimisht duan të përhapin dezinformata pasi nuk duan që plani të funksionojë. Por, siç thashë, ky është çmimi për njohjen përfundimtare të Kosovës. E vetmja alternativë tjetër e mundshme është ndarja”.

Një ndër nenet më të kontestuara të Marrëveshjes i dakordëusar të paktën gojarisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën e 27 shkurtit në Bruksel, ka qenë neni 4, i cili në paragrafin e dytë thotë se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Sipas Vuçiç’it ky nen nënkupton njohjen indirekte të Kosovës, meqë ekziston rreziku që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, sipas profesorit britanik, për momentin shanset për anëtarësim në këtë organizëm ndërkombëtar janë shumë të vogla.

“Së pari, vendeve nuk u pëlqen shkëputja e njëanshme. Kjo është arsyeja pse vetëm gjysma e anëtarëve të OKB-së e kanë njohur Kosovën. Kjo për shembull shpjegon kundërshtimin e Kinës. Gjithashtu, kjo ka një dimension gjeopolitik. Rusia gjithmonë ka dashur të përdorë pranimin e Kosovës për të arritur qëllimet e saj në Kaukaz dhe ndoshta në Krime. Kjo nuk ka ndryshuar. Për këtë arsye, Kosova nuk mund të anëtarësohet në OKB derisa sa Serbia nuk e njeh atë zyrtarisht”./Albanian post

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit