10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Profesori i njohur e zbulon skandalin e madh: Ky është mashtrimi i VV-së dhe LDK-së

Rekomandime

“VV-ja është subjekt i pa dëshiruar për shkak të shumë gjërave që ka bërë, ato politike dhe mënyra protestuese ndaj gjithçkaje që është ndërtuar që nga vitet 2000. Kjo iniciativa për marrëveshje koalicioni LVV-LDK edhe ashtu ishte përfunduar pa u nisur fare marrëveshje reale për koalicion. Më e keqja është se nuk ka vetëdijesim qytetare sepse ky është një problem që kështu si po sillen këto parti politike e lënë shtetin në baltë. Vetëvendosje po konsiderohet si parti e pa dëshiruar andaj nuk mundë të gjej partner qeverisës. Gjasat për të gjet partner të tjerë Vetëvendosje janë minimale, derisa qëllimi i vetëm i VV-së është faktorizimi i mëtejmë dhe shkuarja në zgjedhje të reja”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar, Blerim Burjani, njëherit edhe njohës i zhvillimeve politike në vend dhe ish anëtar i KQZ-së, konsideron se Vetëvendosje dhe LDK janë duke improvizuar dhe duke i mashtruar skajshmërisht qytetarët e Kosovës, kinse po bisedojnë dhe po mundohen që ta bëjnë koalicionin qeverisës për ndryshime, ashtu siç kishin premtuar në fushatën zgjedhore.

- Advertisement -

Mirëpo, sipas Burjanit ata nuk e kanë pasur këtë projekt seriozisht as para zgjedhjeve, dhe nuk e kanë as tani, andaj të gjitha takimet e deritanishme përfunduan pa marrëveshje.

Blerim Burjani

Askush nuk mundë ta parandaloj koalicionin që të bëhet nga LDK-ja dhe VV-ja, me përjashtim të pengesës që po I bëjnë vetes së tyre vetë këto dy parti politike.

Prandaj pengesat dhe komplikimet i kanë bërë vetë këto dy parti, sepse LDK dhe VV kanë dallime të mëdha.

- Advertisement -

Këto dy subjekte politike kanë dallime katastrofale ndërmjet tyre. VV-ja është subjekt i pa dëshiruar për shkak të shumë gjërave që ka bërë, ato politike dhe mënyra protestuese ndaj gjithçkaje që është ndërtuar që nga vitet 2000. Kjo iniciativa për marrëveshje koalicioni LVV-LDK edhe ashtu ishte përfunduar pa u nisur fare marrëveshje reale për koalicion.

Më e keqja është se nuk ka vetëdijesim qytetare sepse ky është një problem që kështu si po sillen këto parti politike e lënë shtetin në baltë. Vetëvendosje po konsiderohet si parti e pa dëshiruar andaj nuk mundë të gjej partner qeverisës.

- Advertisement -

Gjasat për të gjet partner të tjerë Vetëvendosje janë minimale, derisa qëllimi i vetëm i VV-së është faktorizimi i mëtejmë dhe shkuarja në zgjedhje të reja”, thotë profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, Kosova dhe populli i saj duhet të gjejnë rrugën e lirimit prej këtyre partive përfituese nga paraja publike.

Ende ka shumë qytetar që i votojnë këto parti politike të dëshmuara sit ë dështuara dhe jo serioze, sikur që janë ish partnerët e PAN-I por edhe LVV dhe LDK që po dëshmohen së fundi me manipulimin që janë duke bërë me votën e besuar nga qytetarët.

Nëse vazhdohet me këtë skenë politike të pa ndryshuar, edhe në zgjedhjet tjera, Kosova tmerrësisht do të zbrazet.

Përderisa është kështu të rinjve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme po iu imponohet ikja jashtë vendit.

Deri më tash është parë që akoma nuk ka vullnet qytetar të vërtetë dhe të sinqertë për ti hequr njerëzit e tillë nga politika, ata që janë përfitues dhe në sojin e parazitit, përderisa qytetari përfiton zero.

Tash për tash është e pa parashikueshme se sa do të vazhdon kjo status quo kështu pa zgjidhje, me varfëri, me korrupsion e me kapje të shtetit.

E pse kjo gjendje është kështu, duhet të mendojnë mirë qytetarët dh eta gjejnë përgjigjen vet pse ata po vuajnë kur po shohin se si po ju ikin fëmijët drejtë vendeve të perëndimit”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, derisa qytetarët nuk vetëdijesohen për të votuar një subjekt krejtësisht të ri politik, me strukturë kadrovike të re të pa sprovuar në politikë dhe të pa konsumuar e të pa korruptuar, ndryshimet nuk do të ndodhin në Kosovë.

Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje të problemeve e jo për tu marr me postet se kush bëhet ministër a kryeministër ose deputet, qytetarit të edukuar mirë nuk i duhet djali i tezës a i dajës që të bëhen me poste.

Prandaj ndryshimi varet nga qytetarët dhe vota e tyre. Një gjeneratë e re politike duhet të vij sa më parë, sepse po të ishim të vetëdijshëm sa duhet dhe të mençur politikisht kaherë këto parti dhe njerëzit që i përbëjnë këto parti do të ishin përjashtuar nga loja politike, do ta kishin marr dënimin meritor për zhvatjen që e kanë bërë në kurriz të qytetarit dhe dështimin e ndërtimit të shtetit e të shpresës qytetare tash e 20 vjet.

Për të arritur deri te ndryshimi që po e kërkojmë, qytetarët, në vend të ikjes duhet të zgjedhin rrugën e ndryshimit, duhet të zgjohet një gjeneratë e re partiake, aftë për ta pastruar shtetin nga korrupsioni dhe nepotizmi, nga pasurimin pa bazë i këtyre politikanëve të pa shkollë e të pa punë por që po dinë vetëm se si të mashtrojnë dhe të pasurohen nga populli me paranë e tij”, përfundon njohësi i zhvillimeve politike në vend, profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit