3.7 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Profesori i Universitetit të Oxfordit bën kalkulimet, zbulon gjasat e Kosovës për pranim në KE

Rekomandime

Profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani, thotë se gjasat e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Europës janë shumë të mira.

Ai thotë se prej 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën. E të nevojshme për pranim janë 31 vota.

- Advertisement -

“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.

“31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shton Ramani.

- Advertisement -

Kosova sot dorëzoi aplikimin për në KE. Por kur pritet të votohet për anëtarësim të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, sipas Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Po tani datën nuk mund të ua thotë askush sot, për shkak se ky është një proces i gjatë i cili ka filluar sot. Është një proces në të cilin Kosova mendojmë se është mjaft e përgatitur për ta kaluar sa më shpejt, por ne nuk duhet të harrojmë se Këshilli i Europës ashtu edhe si BE’ja dhe Europa në përgjithësi ndodhet në faza të një sfide të jashtëzakonshme për shkak të luftës që Rusia ka filluar ndaj Ukrainës, prandaj unë nuk mund të ua them çfarëdolloj shifre. Çfarë mund tu them është se ne kemi aplikuar sot, teknikisht këkresa jonë është pranuar sot nga zyra e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe fillojmë procesin e anëtarësimit. Ky proces se sa do të zgjas do të varet edhe nga ne dhe përkushtimi ynë në kryerjen e obligimeve që i kemi në këtë proces por edhe në të njëjtën kohë nga gatishmëria e Këshillit të Europës për të proceduar kërkesën tonë dhe për tu marrë intensivisht me të”, tha Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit