0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Profesori Krasniqi: Pata ndjesi të këndshme kur e fala Bajramin, m’u prenë këmbët kur në aksham nuk e gjeta as hoxhën në xhami

Rekomandime

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka publikuar para dy ditësh disa ndjesi që përjetoi ditën e festës së Kurban Bajramit.

- Advertisement -

Ai thotë se në namazin e Bajramit kishte një ndjeshi të këndshme, pasi xhamia nuk i zuri njerëzit aq sa dikush u fal në oborr, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo, ai thotë se ndjeu edhe një mungesë respekti brenda xhamisë, por edhe duke dalur. Dalja me turr duke u shtyrë, duke përzier këpucët e të tjera, profesorit iu duk si mungesë educate e kulture.

“Xhamia në të cilën e fala namazin e Bajramit ishte përplot. Bile, disa u falën në oborr! Pata një ndiesi të këndshme për këtë masivitet. Ndonëse edhe një sëmbim në zemër, nga mungesa e respektit, si brenda e posaçërisht dukë dalë nga xhamia. Tentimi për të dalë me turr, duke u shtyrë, duke përzier këpucët, m’u duk mungesë edukate, mungesë kulture”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Kjo nuk është e gjitha. Ai thotë se i harroi këto kur shkoi për të falë namazin e akshamit të po asaj dite. Krasniqi thotë se iu prenë këmbët kur nuk e gjeti asnjeri në xhami, madje as hoxhën. E gjitha kjo, sipas tij, tregon se entuziazmi i fetarëve në Bajram kishte qenë për duke. Kjo, siç beson ai, është thelbi i problemi moral e shoqëror, që veprojnë “sa për t’u dukur”.

“Por, të gjitha këto i harrova, kur shkova në xhami, për namazin e akshamit të po asaj dite. Xhamia ishte e mbyllur, asnjë njeri nuk ishte aty, madje as hoxha! Vërtet, m’u prenë këmbët! Entuziazni që pashë në namazin e Bajramit, paskësh qenë për dukje. Këtu është thelbi i krizës sonë morale dhe shoqërore, pra, te veprimi sa për t’u dukur. Zoti e ka përshkruar në Kuran këtë sjellje qartësisht”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Sidoqoftë, festa e Bajramit është dita kur mbledh më së shumti besimtarë nëpër xhami, të cilët shpesh edhe detyrohen të fallen jashtë nga numri i madh./Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit