-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Profesori Less: Shqipëria edhe Serbia do të ndryshojnë kufijtë, kështu do të zgjidhet çështja e Kosovës

Rekomandime

Profesori i Qendrës për gjeo-politikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less ka thënë se “në fund edhe Mali i Zi, BeH dhe Kosova do i qasen ‘Ballkanit të Hapur”, “Shqipëria edhe Serbia do t’i kenë duar të lira të ndryshojnë kufijtë, ashtu do zgjidhet çështja e Kosovës”

- Advertisement -

Ai konsideron se në mungesë të anëtarësimit në BE, Shqipëria dhe Serbia do kenë duar të lira të “flasin” për ndryshime të kufijve dhe ashtu në atë mënyrë të zgjidhet çështja e Kosovës, ka thënë ai për “Kosovo-online”.

Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do ketë përparime, të paktën jo afat-shkurta sepse “Evropianët refuzojnë të flasin për çështjet e vërteta – kufijtë dhe territoret”.

“Serbia nuk na asnjë nxitje të vërtetë për të lëshuar Kosovën, pa gjasa për të marrë Srpsken dhe nuk do ta bëjë këtë. Kosova nuk ka asnjë nxitje që të lëshojë pe në çështjet e rendit të dytë si autonomia e serbëve të Kosovës, përderisa Serbia ia kufizon njohjen. Por kjo situatë nuk shoh se mund të zgjasë pafund sepse bashkësia ndërkombëtare po ndryshon dhe në fund do mundësojë zgjidhje. Edhe BE edhe SHBA janë në gjendje krize që do përkeqësohet me gjasë akoma në të ardhmen, duke ju lënë aktorëve në Ballkan më shumë hapësirë veprimi. Serbët e Bosnjës në secilin presion të vogël do përgjigjen me insistimin në pavarësi, shqiptarët e Kosovës do përgjigjen në garanci gjithnjë më të vogla nga bashkësia ndërkombëtare me afrim kah Shqipëria. Ndërsa në mungesë anëtarësimi, Serbia edhe Shqipëria do kenë duar të lira që të drejtojnë procesin e ndryshimit t kufijve, kështu do zgjidhet çështja e Kosovës”, tha Less.

- Advertisement -

Lidhur me “Ballkanin e hapur”, profesori konsideron se atë e sheh si “pasojë natyrore e thyerjes në procesin e integrimit evropian”.

“Serbia mund të shoh se serbët që jetojnë në Bosnje, në Kosovë dhe në Malin e Zi janë në vështirësi. Nëse BE nuk mund t’i zgjidhë problemet e tyre me integrim të Ballkanit, atëherë ajo do duhet të kërkojë zgjidhje alternative që do t’i ndihmojë”, citohet të ketë thënë Less.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit