7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Profesori ndërkombëtar ngre alarmin: Akoma nuk është shuar projekti për Serbinë e Madhe, akuzon me emra politikanët shqiptarë

Rekomandime

Në skenën politike të Kosovës kanë ndodhur gjatë muajve dhe javëve të fundit shumë zhvillime.

Ndaj kemi edhe disa ndryshime në ekipin negociator, formatin dhe përmbajtjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Presidenti Hashim Thaçi de jure nuk është më udhëheqës i këtij dialogu. Kjo pasi kryeministri Hoti, edhe pse e shpalli veten si kryenegociator, nuk do të ishte i tillë, nëse prokurori Special në Hagë nuk do të deklaronte publikisht marrjen e Hashim Thaçit nën akuzë për krime lufte.

Kryeministri Hoti ka emëruar edhe koordinator për dialogun me Serbinë.

Në këtë post u emëruar Skënder Hyseni.

- Advertisement -

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi shprehet se pas gjithë kësaj ka ndryshuar dhe qendra e gravitetit nga Uashingtoni në Bruksel.

Ai shton se, si çdo ndryshim në çdo aspekt, edhe ndryshimet që kanë ndodhur hasin në vështirësi, aq më tepër në rastin e bisedimeve midis Kosovës e Serbisë, kur ka ndryshuar përmbajtja, projekti dhe ideja për përmbylljen e dialogut.

- Advertisement -

Në këtë rast forcat regresive të përfaqësuara nga Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu vazhdojnë të rezistojnë. Ata kishin një projekt për krijimin e Serbisë së Madhe duke i marrë territoret më të pasura Kosovës. Ndonëse duket se ai projekt ka marrë fund, në fakt nuk është krejtësisht kësisoj”, thotë prof. Dr. Enver Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, deklaroi para pak ditësh se Serbia do të luftojë që ta rikthejë në tryezë projektin e shkëmbimit të territoreve me Kosovën.

Enver Bytyçi

Edhe sot kur kanë ndryshuar ekuilibrat dhe raportet, Hashim Thaçi akoma nuk ka shpallur publikisht se ai është kundër çdo përpjekjeje për ndryshimin e kufijve midis të dy vendeve.

Edi Rama gjithashtu kurrë nuk ka folur për këtë temë, në mbrojtje të territorit të Kosovës. Nuk kanë folur në kuptimin e asaj që Vjosa Osmani u kërkoi politikanëve që idenë e ndryshimit të kufijve ta refuzojnë po aq qartë sa edhe Lulzim Basha”, potencon tutje ai.

Profesori thekson se, heshtja e tyre do të thotë se intrigat vazhdojnë.

Skënder Hyseni është pjesë dhe aktor i realizimit të intrigave të Vuçiq.

Thaçit, Ramës dhe Haxhiut. Ai është një vegël tashmë e ndryshkur në duart e këtyre aktorëve anti-Kosovë.

Abdullah Hoti duhet ta dijë këtë fakt. Megjithatë ai bëri një kompromis të rrezikshëm me Hashim Thaçin, sepse Skënder Hyseni nuk do të kontrollohet nga kryeministri.

Thaçi përmes Hysenit do ta kontrollojë dhe manipulojë grupin e ri negociator. Kjo gjithnjë në favor të projektit të tij të zi për ndarjen e Kosovës.

Prandaj ky emërim është një rrezik shtesë për bisedimet, për projektin përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit dhe për vetë Kosovën”, vlerëson profesori.

Sipas tij, nëse zoti Hyseni sot mburrej se kishte udhëhequr në vitin 2010 procesin e shqyrtimit dhe vendimmarrjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, ai ka dëshmuar vitet e fundit se nuk bën asnjë hap pa dijeninë dhe porositë e Hashim Thaçit.

Ai iu bashkëngjit para dy muajsh projektit të Thaçit me një aksion të tij personal për ndarjen e Kosovës.

Ai mbështeti fuqishëm rrëzimin e qeverisë Kurti, pikërisht në funksion të realizimit të qëllimeve serbe të Hashim Thaçit. Për të gjitha këto arsye Skënder Hysenit i duhet kërkuar dorëheqja nga ana e disa aktorëve dhe subjekteve politike, të cilat janë pjesë e qeverisjes.

AAK p.sh. ka mundësi dhe kredite ta bëjë këtë. Duhet patjetër të evitohet roli i Hashim Thaçit përmes Skënder Hysenit në dialogun e Kosovës me Serbinë.

Fodullëku i zotit Hyseni është i dukshëm dhe e shton rrezikun jo vetëm të dështimit të bisedimeve, por edhe të ringjalljes së idesë së Serbisë së Madhe”, shton tutje profesori.

Ndaj, sipas tij, është e domosdoshme që ekipi negociator, ashtu siç ka ndryshuar qasjen dhe objektivat që do të arrijë në këtë dialog të pastrohet nga elementë të dyshimtë ose të sprovuar tashmë në qëndrime të kundërta me opsionin e tashëm të mosndryshimit të kufijve dhe njohjen pa kushte të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Krijimi i pengesave artificiale që mbrojnë opsionet dhe projektet e dështuara të vjetra është i papranueshëm. Vendimi i kryeministrit për ta emëruar Skënder Hysenin si koordinator krijon pengesa të tilla, nëse mos e dëmton seriozisht procesin.

Prandaj do të duhet ose një delegacion me emra të rinj, ose të shkohet në kutitë e votimit dhe qytetarët e Kosovës të vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata edhe në bisedimet me Serbinë.

Ndërkohë dialogu duhet të ketë një afat, njësoj siç patën një afat bisedimet shtesë për statusin e Kosovës në vitin 2007, kur për gjashtë muaj u mënjanua Ahtisaari dhe bisedimet i udhëhoqi trojka.

Në rastin e sotëm ka nevojë që ajo përvojë të shfrytëzohet. Të caktohet koha kur merr fund dialogu dhe nëse nuk arrihet, atëherë vendet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën të paralajmërohen ta njohin atë”, përfundon prof. Dr. Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit