1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Profesori nga Amerika: LDK nuk ka se çka lypë në zgjedhje me Isa Mustafën

Rekomandime

Profesori dhe opinionisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një shkrim autorial dërguar ‘Bota sot’ thotë se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për vendin.

Profesor Maxharraj duke folur për secilën parti, vlerëson se si duhet të hynë ato në këto zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -

Derisa për PDK-në thotë se përjetuar ‘nokaut’ me burgosjen e liderëve të saj në Hagë, për LDK-në thotë nuk ka se ҫfarë të lyp në zgjedhje në krye me Isa Mustafën, liderin e saj.

Profesori ka disa këshilla edhe për Vjosa Osmanin dhe partinë e saj të re.

Shkrimi i plotë nga profesor Binak Maxharraj:

- Advertisement -

ZGJEDHJET JANË ZGJIDHJA: LDK NUK KA SE ÇKA LYPË NE ZGJEDHJE ME ISA MUSTAFËN.

Jeta politike në Kosovë është lidhë nyje rreth asaj se kush po delë më i “mençur”për me u bërë President. Në vend se kjo nyje të fillon të zgjidhet po shkon duke u lidh edhe më shumë.

- Advertisement -

Më këtë rast e vetmja zgjidhje e kësaj nyje janë zgjedhjet e parakohshme.

Por, e vërteta është së përveç LVV të gjitha partitë tjera po u frikësohen zgjedhjeve të reja.

PDK ka përjetuar nokaut klasik me burgosjen e liderëve të tyre në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ajo s’po mund e gjenë vetën nga kjo goditje tronditëse.

Nëse kjo parti nuk e merr veten të shpërlahet nga të gjitha ata që prunë partinë në këtë gjendje të mjerueshme zor që do të këndellët.

PDK ka nevojë që në trupin e saj të qarkullojë gjak i ri me vital për ta quar partinë përpara.

Kurse LDK nuk ka se çka lypë në zgjedhje të parakohëshme me Isa Mustafën në krye.

Ky njeri aq poshtë e ka hudh LDK me intrigat, dredhitë, manipulimet e tij klanore, e aq me tepër me humbjen e Llapit bastionin e saj, e ka humb bukur shumë edhe elektoratin e vetë.

LDK vetëm pa Isa Mustafën mund të bëjë diçka në zjedhjet e ardhme, përndryshe vetëm mund të mashtrohet.

Kurse për patericat partiza siç janë AAK ,Nisma dhe AKR as që ia vlenë të bëhet fjalë sepse Ramush Haradinaj me kryeneçësin e tij të pakuptim vetëm sa po e fundos partinë e tij. Pra zgjedhjet nuk janë zgjidhje për këto parti paterica të cilat në vend se të merren me partitë e tyre merren me luftën për pushtet.

Por, e vetmja risi që mund të dal nga këto zgjedhje mund të jetë Partia e Vjosa Osmanit ”Lidhja demokratike Ibrahim Rugova”.

Por edhe vetë Vjosa Osmani nuk bën të bëj,siç thotë populli ”hop pa e kapërcy gardhin”. Vjosa duhet me shumë të punoi për partin se sa të fletë, sepse siç thonë”puna kallxon vetë”.

Por sido që të jetë, siç të sillet kjo situatë nyja politike në Kosovë e lidhur keq mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje, sepse në këto momente asnjë organ nuk funksion siç duhet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit