-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Profesori nga Amerika pas vendimit për targa: Kurti është uragan, është furtunë me stuhi të mëdha, Serbia e trishtuar

Rekomandime

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për mos shyrjen e vendimit për targa.

- Advertisement -

Maxharraj përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, e ka quajtur Kurtin uragan, e ka krahasuar me stuhi të mëdha, duke shtuar se kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës ai nuk lëshon pe.

Ai, 1 nëntorin e konsideron ditë më të rëndësishme në këto 20 vite të fundit, gjersa ka shtuar se ka kaluar koha kur bëhej pazare me Kosovën.

“Albini pra nuk lëshon pe, është një uragan, është si një zerzele, është si një furtunë me stuhi të mëdha, se kur është ne pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk lëshon pe, ai me asnjë çmim nuk e vë Kosovën në pazare. Një Nëntori 2022 po afrohet, është një ditë ndër më të rëndësishme për këto 20 vite, sepse atë ditë sepse qeveria Kurti II nuk do të lejojë që në Kosovë të hyjnë veturat me targa të Serbisë. Kjo është e drejtë sovrane e Kosovës për këtë e parasheh edhe marrëveshja e Brukselit në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Maxharraj.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Por është vetë ajo Serbia që i hanë fjalët, sepse është dyfytyrshe, e pabesë. Serbinë e ka kapë paniku dhe tmerri, sepse Kosova me Albin Kurtin në krye ka vendos të ushtrojë sovranitetin edhe në atë pjesë të vendit, pasi që liderët e mëparshëm që nga Thaçi e teposhtë këtë nuk e bën, nuk guxuan, apo ishin te shantazhuar, të shitur, të zenë rob nga Serbia.

- Advertisement -

Por, Serbia këto ditë sillët si pa kokë, pasi që kokën dhe mendjen ia ka turbullua lideri karizmatik, lideri i popullit dhe për popullin Albin Kurti, i cili vetëm ai guxon t’i thotë jo Serbisë, por edhe ndërkombëtarëve, kur është interesi shtetëror dhe shtrirja e sovranitetit edhe në veri të vendit. Serbia e trishtuar dhe e qartur mendjesh e ka vu nën rrethim të hekurt Kosovën me ushtrinë dhe altelerin e saj. Po tenton të krijojë panik, të ngritë tensione në vend dhe jashtë.

Por, trimi Albin Kurti nuk lëshon pe, sepse sipas popullit trimi ose të vretë ose të falë, siç kanë bërë liderucat, frikacakët, shpirtrat e shitur që 20 vjetë duke iu nënshtruar kërkesave të Serbisë të cilët e sollën vendin në këtë situatë, por të cilët më në fund populli i kuptoi se kush janë, ata le që e vodhën dhe e plaçkiten vendin, por tentuan edhe ta cenojnë sovranitetin e vendit, për të dytën herë me Serbinë duke e vë në pazar veriun, ani pse më parë e kishin bërë me Malin e Zi, për të cilën gjë do t’i zë mallkimi i popullit, ani pse ata populli i gjuajti në humnerë si stërvinat.

Jo vetëm Serbia, por janë të shqetësuar edhe ndërkombëtarët, me borrellat dhe llajçakët pro serb, sepse BE kërkoi që konvertimi i tagrave të shtyhet për 10 muaj, sepse sipas tyre gjoja serbët e veriut do të krijojnë tensione në veri më 1 nëntor 2022. Normal, serbët e veriut nuk do të kishin krijuar kurrë tensione, protesta, bllokim të rrugëve, po të mos qëndronin, pas tyre klanet mafioze, kriminelët e korruptuar në krye me Kryekriminelin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili është orkestruesi dhe dirigjuesi i krejt asaj që po ndodhë në veri që 20 vite. Ai nuk e ka qëllimin për pozitën e serbëve në veri, por diku tjetër, po kërkon hisen e vetë në Kosovë duke theksuar se nuk del nga Kosova pa “marr diçka, pa e marr hisen e vet që ia paska lënë baba” Si me gjysmë zëri shtyrjen e kërkoi edhe Amerika.

Por, këtë shtyrje nuk e dëshiron qeveria e Kosovë me Albin Kurtin, në krye, sepse shtyrja për 10 muaj nuk ka kurrfarë efekti, përsëri do fillonte nga e para, përsëri kryekrimineli, kryeqetnik Vuçiq do të ndëshkonte vakabadet e tij që të krijojnë tensione. M’u për këtë arsye njohësit e rrethaneve në Ballkanin Perëndimor Daniel Server thekson, jo 10 muaj, por edhe 10 minuta janë shumë, sepse Kurti po ushtron teëdrejtën legjitime shtrirjen e sovranitetit në veri. Por edhe ambasada Amerikane deklaroi sot se Amerika nuk “kundërshtojnë qëndrimet e Kosovës për tagrat”.

Albini, pra nuk lëshon pe është një uragan, është si një zerzele, është si një furtunë me stuhi të mëdha, se kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk lëshon pe, ai me asnjë çmim nuk e vënë Kosovën ne pazare, siç vepruan debilat, lider të mëparshëm, por është në gjendje me çdo kusht të mbrojë sovranitetin e vendit. Ai e ka përkrahjen e të gjithë njerëzve, patriotëve, atdhetarëve të cilët e duan dhe e kanë në shpirt Kosovën, ai e ka përkrahjen e popullit sepse detyrë parësore e qeveritarëve, është të mbrohet Kosova. Për këtë e ka ndihmën edhe të KFOR-it; NATO-s policisë dhe ushtrisë së Kosova nëse është nevoja të gjithë do jenë së bashku në mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht nga kërcënimet e çetnikëve të Serbisë.

Por, fatkeqësisht në këtë periudhë amulkie në të cilën, po kalon Kosova duke e kërcënuar Serbia faktori politik, nuk është i unisuar, i bashkuar, sepse ato parti, ata lider të partive në opozitë në vend se të rreshtohen përkrahin qeverinë e tyre, liderët depsuza gadi të të gjitha partive së bashku më Lista Srpska, por edhe me të gjithë grenellistët e Kosovës, në krye me Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin janë rreshtuar përkrah Serbisë në luftimin, rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse mjerisht për ta më e rëndësishme është pushteti.

Por, megjithatë më 1 nentor 2022 Serbia do të gjunjëzohet do të bie në gjunjë, ajo do të dorëzohet, ajo nuk do të kalojë, no passes, në prelazi, do të turpërohet, do të jetë e detyruar të ulë bishtin. Kjo falë qëndresës së qeverisë Kurti dhe të gjitha atyre që e përkrahin dhe ndihmojnë, por edhe më shumë në bazë të përkrahjes së madhe të mikut tonë të përjetshëm Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit