12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Profesori që dyshohet për pedofiIi: S’mu ka dokë si e mitur, kam mendu që është 25-vjeçare

Rekomandime

Avokati i Fazli Kikajt, mësuesit nga Prizrenit që po dyshohet për pedofili ka thënë se rasti ndaj klientit të tij është i orkestruar.

Në një prononcim për Sinjalin, Kushtrim Muqaj ka thënë se Kikaj ka menduar që vajza me të cilën ka kontaktuar dhe është takuar në Prizren nuk është e mitur përkundër që ajo i ka thënë se është 15-vjeçare. Ky rast bëri bujë pas publikimit të pamjeve e mesazheve që ishin pjesë e një hulumtimi të një emisioni në televizionin ABC.

- Advertisement -

Avokati Muqaj tha për Sinjalin se ngjarja ka rrjedhur ashtu, pasi Kikaj ka menduar se vajza me të cilën ka komunikuar nuk është e mitur.

Sipas tij, ai e ka kuptuar këtë kur e njëjta (që është gazetare në Shqipëri) ia ka hapur kamerën për të biseduar.

“Ngjarja ka ndodhe mandej, por insistimi deri te momenti që ka ndodhë u kanë i orekstrum. I ka thënë vazhdimisht që jom e mitur, por sipas tij, në momentin që ia ka lëshu kamerën, me pa a osht e rritur, e ka pa që nuk është e mitur”, tha avokati i Kikajt.

- Advertisement -

Kikaj i ka thënë mbrojtësit të tij se ka menduar se po flet me një 25-vjeçare dhe jo me një të mitur.

“Ai ka thënë se s’mu ka dok e mitur edhe pse i ka thonë ajo, dmth 15-vjeçare. I ka dërgu foto po ai tha që s’ është pa është e mitur. Ai ka mendu qe është 25-vjeçare. Edhe pse ajo ia ka thënë ato fjalë, ai nuk ka mendu që ajo është e mitur”, tha tutje Muqaj.

- Advertisement -

Por pavarësisht deklaratave të Kikajt, mesazhet e publikuara dëshmojnë të kundërtën. Në bisedën e tij me vajzën që iu prezantua si e mitur ai ka thënë: “Fëllënzat si ti i du veç për çef, ndërsa për me u martu du një femër nga 40 deri në 50 vj. Vajza më re që kam provuar ka qenë diku 16-vjeçe me siguri.”

Kur vajza me të cilën takohet i thotë “Po unë jam e vogël”, ai ia kthen se “hajt se mësohesh, duhet me u mësu, me të gjithë kemi qenë të vegjël”.

Përkundër kësaj, një ditë para arrestimit, Kikaj edhe përmes Facebook-ut i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se mesazhet e publikuara nuk janë të vërteta dhe sipas tij, situata është krejt ndryshe

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kikajt, i cili ndodhet në ndalim 48 orësh që nga dje, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ai që kryen veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burgim.

“Kushdo që shet, ofron të shesë, shfaq ose në mënyrë tjetër i siguron personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet fotografi, material audiovizuel apo sende të tjera me përmbajtje pornografike ose e lejon personin e tillë të shoh një shfaqje të gjallë me përmbajtje pornografike apo me dashje e sjell personin e tillë në një shfaqje të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”.

Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit