0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Projekt i sofistikuar i klanit serbo-rus”, Edi Ramës i vjen goditja e rëndë për Kosovën

Rekomandime

“Ky është rasti i dytë, brenda një kohe shumë të shkurtër, kur pikërisht institucionet e udhëhequra nga antishqiptari Edvin Kristaq Rama, jo vetëm që shfaqin armiqësi të hapur ndaj udhëheqësve kosovar, por paraqesin edhe Kosovën si pjesë të Serbisë. Veprimet e tilla puro-primitive anti-Kosovë, po dëshmojnë edhe një herë më tepër se këtu vërtetë ekziston një projekt shumë i sofistikuar i Edvin Kristaq Ramës dhe klanit ruso serb për zhbërjen e shtetit të Kosovës në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet e mundshme që ata jo vetëm pretendojnë, por edhe kanë filluar hapur, ti fusin edhe praktikisht në funksion”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është ndaluar me skandalin e parë, ku e paraqiti Kosovën në harta si pjesë të territorit të shtetit të Serbisë.

- Advertisement -

Pas paraqitjes së hartës gjoja mbi investimet për furnizimin e zonave rurale 24 orë me ujë, ku Kosova është prezantuar si pjesë e Serbisë, këtë skandal e përsëritur edhe për herën e dytë, ku Kosova prapë është pjesë e Serbisë sipas “Udhëzuesit për Investime në Shqipëri”.

Lidhur me këtë sjellje tepër provokative, antikombëtare dhe shqiptare, kanë reaguar përsëri analistët politikë, sipas të cilëve me këtë sjellje të institucioneve të shtetit të Shqipërisë, të sunduara nga klani i Edi Ramës, po dëshmohet se ekziston një projekt shumë i sofistikuar i Ramës dhe klanit serbo-rus për zhbërjen e shtetit të Kosovës në të gjitha format, dhe me të gjitha mjetet e mundshme që ata pretendojnë t’i fusin në funksion.

Analisti politik, Gani Qarri vlerëson se kjo sjellje skandaloze e qeverisë së Shqipërisë e kontrolluar nga Edi Rama, është edhe një shkelje e rëndë e kushtetutës së shtetit shqiptar, e cila është gardiane e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve jo vetëm brenda, por edhe jashtë territorit të Shqipërisë së sotme.

- Advertisement -
Gani Qarri

Qëndrimi obligativ Kushtetues i shtetit amë, për kujdesin ndaj kombit brenda dhe pjesëve të mbetura jashtë kufijve londinez të Shqipërisë, me ardhjen e shqiptaro-fobit të përbetuar Edvin Kristaq Rama në krye të qeverisë, ka marrë kahe të pa dëshirueshme jo parimore dhe duke rrëshqitur keq drejt greko-e serbofilisë së hapur, duke u kthyer në antishqiptarizëm të papërmbajtur dhe luftë publike të këtij kryeministri matrapaz, kundër shtetit të Kosovës.

Armiqësia e tij ndaj udhëheqësve kosovar, u shndërrua në luftë të hapur edhe kundër shtetit të Kosovës, qysh më 19 nëntor, kur greko fili Edvin Kristaq Rama (pulos) filloi të postoj harta, në të cilat Kosova paraqitej si pjesë e ish shtetit okupator-Serbisë së Millosheviqit dhe Aleksandër Vuqiqit, gjë që nuk e bënë asnjë kryeministër tjetër në rajon, qoftë ai edhe i Malit të Zi, FYROM-it, apo Bullgarisë”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

- Advertisement -

Për aq më keq, sipas Gani Qarrit këto provokime bëhen qëllimisht, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Që nga fillimi i përpjekjeve dhe luftës publike të tandemit famëkeq Rama-Vuçiq për izolimin komplet të shtetit të Kosovës, me idetë e Aleksandër Vuçiqit për krijimin e mini Jugosllavisë, të kamufluar me emërtimin “pompoz” si “Mini Shengen”, provokimet e kryeministrit serbo fil të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama ndaj shtetit të Kosovës po vazhdojnë me intensitet edhe më të ashpër, i cili pas publikimit më 19 nëntor, të hartës gjoja mbi investimet për furnizimin e zonave rurale, 24 orë me ujë, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, u pasua me skandalin tjetër të radhës, tani me hartën e ashtuquajtur të “Udhëzuesit për Investime në Shqipëri”, ku fatkeqësisht Kosova përsëri paraqitet, qëllimisht si “pjesë” e Serbisë. Ky është rasti i dytë, brenda një kohe shumë të shkurtër, kur pikërisht institucionet e udhëhequra nga antishqiptari Edvin Kristaq Rama, jo vetëm që shfaqin armiqësi të hapur ndaj udhëheqësve kosovar, por paraqesin edhe Kosovën si pjesë të Serbisë. Veprimet e tilla puro-primitive anti-Kosovë, po dëshmojnë edhe një herë më tepër se këtu vërtetë ekziston një projekt shumë i sofistikuar i Edvin Kristaq Ramës dhe klanit ruso serb për zhbërjen e shtetit të Kosovës në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet e mundshme që ata jo vetëm pretendojnë, por edhe kanë filluar hapur, ti fusin edhe praktikisht në funksion”, shton analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Qarri kritikon rëndë institucionet kosovare, për mos reagimin ndaj skandaleve të njëpasnjëshme nga Edi Rma.

“Eshtë shumë e habitshme se si politika kosovare vijon të sillet me kaq komoditet dhe pa reagime të fuqishme ndaj provokimeve të tilla,përkundër skandaleve të vazhdueshme të Edvin Kristaq Rames kundër shtetit të Kosovës,madje mbetet tejet e pa qartë se edhe çka tjetër duhet te ndodhe, qe udhëheqësit kosovar, përfundimisht te reagojnë si duhet dhe në mënyrë adekuate ndaj Edvin Kristaq Rama (pulosit) dhe pushtetmbajtësve serbofil të shtetit shqiptar”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit