4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Prokuroria e Kosovës i gjuhet Morena Tarakut, mashtroi rëndë

Rekomandime

Ajo është e njohur për veturat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta që i ka në dispozicion. Por, Morena Taraku ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver.

Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e showbizt shqiptar, i ka rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.

Vetura sipas burimeve të Gazetës Express është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.

Foto ilustruese: Vetura Bentley e vitit 2019
Dogana e Kosovës në një përgjigje ka konfirmuar se rastin e ka dërguar në Prokurori dhe se Morena është marrë në pyetje.

- Advertisement -

Me këtë rast, për shkak të deklarimit të pasaktë, ajo është referuar nga Dogana në Prokurori, në të cilën thuhet se është marrë në pyetje.

Gazeta Express ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës i cili ka thënë se nuk është në dijeni për rastin. Por, gjithçka është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Duke iu referuar rastit te trajtuar nga ju, ju informojmë se kjo veture është deklaruar si e re por duke u bazuar ne dokumentacionin është konstatuar se automjeti është i përdorur dhe se vetura nuk e gëzon trajtimin si veturë e re. Vetura ne procedure regjistrimin e pare e ka me date 22.07.2019 (mbi dy muaj nga tani). Pasi importuesi nuk deklaron sakte numrin tarifor dhe automjeti është i përdorur, nen dyshimin per pagese me te ulet te detyrimeve doganore dhe vlera e detyrimeve doganore e tejkalon shumen 5000 euro. Rasti per shkak te deklarimit te pasaktë te dhe shmangies se konstatuar mbi 5000 euro është referuar ne Prokurori nga Sektori i Hetimeve të DK-së.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit