1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prokuroria mbyll rastin e këshilltarit te Kurtit, nuk ka elemente të kërcënimit

Rekomandime

Shkëlzen Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është ftuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se nuk ka të bëjë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës-DHKR (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda), lidhur me një postim në rrjetin social “facebook”, të publikuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit