1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prokuroria merr raportin e autopsisë së Marigona Osmanit

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar raportin e autopsisë së 18 vjeçares, Marigona Osmanit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

- Advertisement -

Nga kjo prokurori kanë thënë për T7, se për shkak të hetimeve rreth rastit, nuk mund të jepen detaje rreth raportit të autopsisë.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë lidhur me rastin e 18 vjeçares M.O., mirëpo, për shkak të procesit të hetimeve, nuk mund të japim detaje nga ky raport”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për T7.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me këtë rast.

- Advertisement -

Të arrestuarit janë bashkëshorti i 18-vjeçares, Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Më 23 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vasjen e Marigona Osmanit, 18 vjeçares në Ferizaj.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.

“Mund të konfirmoj se të dyshuarve, Gjykata u ka vazhduar paraburgimin deri më 21 nëntor”, ka thënë Bekteshi.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Krivaqa, më 22 gusht 2021, ka ushtruar dh.unë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje edhe me të dyshuarin Arbër Sejdiu (i cili gjendet në paraburgim), kanë kryen këtë vepër penaIe.

Gjithashtu sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Arbër Sejdiu, më 22 gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër Dardan Krivaqa, ka ushtruar dh.une psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës dhe me këtë rast i njëjti (Arbër Sejdiu) ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penaIe.

Sipas Prokurorisë të dyshuarit më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa ikin në drejtim të panjohur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit