-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Prokuroria prezanton komunikatat e UÇK-së: Rektori i dhunshëm serb cilësohet “viktimë civile”

Rekomandime

Prokuroria e Specializuar ka vazhduar me fjalën hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

- Advertisement -

Prokurori Fernandez ka folur për komunikatat e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës të lëshuara qysh në vitin 1994. Sipas tyre, në këto komunikata dëshmohet se UÇK-ja ka synuar të eleminojë tradhëtarët.

“Shtabi i përgjithshëm ndoqi një politikë të shënjestrimit të kundërshtarëve në dhunë dhe vdekje. Komunikata e parë doli në nëntor 1994. Në një interistë para aktakuzës, Rexhep Selimi ka folur për përfshirjen e tij në sulme. Komunikata njoftonte një sulm të UÇK-së dhe deklaronte se atentatet kundër tradhëtarëve dhe okupatorëve. Kjo politikë u përsërit edhe në mënyrë më të qartë nëpër komunikata gjatë viteve 1996 1997, dhe 1998. Komunikatat shpallnin ekzekutimet e të ashtuquajturve tradhëtar”, deklaroi prokurori i ZPS-së, raporton Nacionale.

Sipas ZPS-së, në vitin 1998 pas konsultimeve me ndërkombëtarët, ka ndryshuar pak gjuha e përdorur në këto komunikata.

- Advertisement -

“Vera e vitit 1998 me intensifikimin e punës me ndërkombëtarët, pati ndryshim të tonit të komunikatave. Këto u bënë më të rezervuara, megjithatë porosia mbeti e pandryshuar. Komunikata numër 49 thoshte “U likuiduan disa kolaboracionistë”. Këto shënime janë gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Kjo më pas u ndryshua në “u morën masa ndaj disa kolaboracionistëve me damkë””, deklaroi më tutje prokurori.

U përmendën edhe disa komunikata të tjera.

- Advertisement -

“Komunikata 52 e gushtit 1998 thoshte se “masa parandaluese e ndëshkuese janë marrë kundër disa elementeve kolaboracionistë”. Komunikata 53 në shtator 1998 thotë se “masa ndëshkuese të formave të ndryshme po ndërmerren edhe ndaj elementeve të kolaborcioniste”. Komunikata për sulmin e rektorit serb. Në komunikatat zyrtare të shtabit duke filluar nga vera e vitit 1998, kundërshtarët politikë futeshin në një grup me ata që bënin propagandë kundër UÇK-së”, deklaroi më tutje prokurori.

E komunikata që mori më shumë vëmendje në këtë rast ishte ajo 59, që ishte shkruar për Gani Gecin. Kjo, një nga komunikatat më të diskutuar në Kosovë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se Rexhep Selimi e ka “zbuluar” edhe publikisht që kjo komunikatë ishte shkruar nga Hashim Thaçi.

“Në një intervistë me TPNJ, Thaçi pranoi se komunikonin me komunikatat e UÇK-së. Gjatë intervistës së tij me ZPS-në, Thaçi deklaroi se nuk e dinte kush e shkroi komunikatën e 59 por nuk ishte komunikatë e UÇK-së”, tha prokurori.

“Jakup Krasniqi kishte reaguar ndaj intervistës së Thaçit, duke thënë se asnjë komunikatë nuk është shkruar nga Bahnofat. Dëgjojeni deklaratën e Selimit ku ai thotë se komunikata 59 është shkruar nga Hashim Thaçi”, tha prokurori.

“Zoti Selimi edhe në intervistën e ZPS-së ka pohuar fjalët e tij. Ai ka thënë se Thaçi e kishte lexuar komunikatën me synimin për të shkatërruar personin në fjalë. Pas lufte, çfarë bëri zoti Thaçi? Iu largua përgjegjësisë, por ja që e nxori zbuluar një prej të akuzuarve”, thotë Prokuroria

Akuzat e Prokurorisë pritet të vazhdojnë të bëhen publike edhe në pjesën e tretë të seancës.

Rektori i dhunshëm serb – cilësohet “viktimë civile”
Prokuroria e Specializuar në Hagë, gjatë shpalosjes së aktakuzës kundër katër krerëve të UÇK-së, në procesin gjyqësor që ka filluar sot në Hagë, ka përmendur sulmin ndaj rektorit serb të Universitetit të Prishtinës, Radivoje Papoviq.

“Ai nuk ishte objektiv legjitim ushtarak. Ishte civil dhe u vu në shënjestër për veprimtaritë e tij në sistemin arsimor”, deklaroi Prokuroria.

Sulmi ndaj Paoviq kishte ndodhur në vitin 1997, me ç’rast ai kishte mbetur i plagosur, dhe duket e çuditshme se si Prokuroria e Specializuar në Hagë e ka futur në narracionin e saj akuzues këtë përderisa aktakuza kundër katër krerëve të UÇK-së përfshin periudhën 1998-1999.

Radivoje Papoviq ishte emëruar si rektor i dhunshëm i Universitetit të Prishtinës pas masave dhe organeve të dhunshme që u imponuan në Universitetin e Prishtinës me vendim të Kuvendit të Serbisë më 27 qershor 1991 (publikuar në “Slluzhbeni gllasnik RS”). Me atë rast, nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtines ishte shkarkuar dhunshëm rektori shqiptar, Skënder Karahoda.

Radivoje Papoviqi ishte po ashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SPS-it, partisë së Slobodan Milosheviqit.

I mbështetur nga aparati shteteror i Milosheviqit, rektori Radivoje Papoviq deboi studentët dhe profesorët shqiptarë nga fakultetet, bibliotekat dhe konviktet e Universitetit të Prishtinës.

Në pozitën e rektorit, Papoviqi qëndroi deri në fillimin e luftës në Kosovë më 1998, kurse paraprakisht ishte organizuar atentati ndaj tij më 16 janar 1997, ku ai dhe shoferi i tij mbetën të palgosur pas shpërthimit të bombës së vendosur në veturën e tij.

Sipas nje versioni të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, bomba ishte vendosur nga vetë regjimi i Milosheviqit, sepse Papoviqi e kishte kundërshtuar Marrëveshjen Milosheviq-Rugova per kthimin e studentëve shqiptarë në objektet shkolle të Universitetit të Prishtinës.

Në kohën sa ishte rektor, Papoviqi e emeroi Sheshelin si profesor në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë që studentët shqiptarë i quante “monstrumë armiqesorë”.

Racizmi i rektorit të dhuneshëm Papoviq do të dilte në pah edhe kur deklaroi se “shqiptarët janë një popull që kanë bërë alfabet vetëm në vitin 1915, prandaj nuk e meritojnë të mësojnë në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës”.

Kur ishte pyetur nga gazeta “Jedinstvo” për masat e dhunshme ndaj studentëve shqiptare, rektori Papoviq do të deklaronte se i vinte keq vetëm që nuk kishte zbatuar masa edhe me të dhunshme ndaj studentëve shqiptarë.

Në vitin 2004, ai u emërua nga Qeveria serbe si rektor i universitetit paralel serb që funksiononte në veri të lumit Ibër. Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2006.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit