-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës hap rast pas vendimit të Putinit për njohjen e rajoneve seperatiste

Rekomandime

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka hapur rast kriminal lidhur me veprimin e Vladimir Putin, i cili paralajmëroi ndryshimin e kufijve të Ukrainës, duke njohur dy rajonet seperatiste, Luhanskut dhe Donetskut.

Irina Venediktov deklaroi se është detyruar të veprojë pas këtij veprimi të Vladimir Putin, pasi që të dyja shtetet e njohura janë pjesë e territorit ukrainas.

- Advertisement -

Venediktov tha se e ka hapur rastin bazuar në nenin 110, pjesa 2 të kodit kriminal të Ukrainës, i cili ndalon thirrjet e qëllimshme për të ndryshuar kufijtë e Ukrainës.

“Nuk kam të drejtë të reagoj emocionalisht. Nuk mund të bëj shaka, të flas në ndonjë gjuhë tjetër përveç asaj procedurale. Do të bëj vetëm atë që më lejon ligji”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo shtoi se prokurorët ukrainas do ta ndjekin rastin fuqishëm. Venediktov shtoi se të gjithë zyrtarët rusë të përfshirë në këtë vendim do të përballen me ndalim të udhëtimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit