0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Prokurorja kundërshton lirimin e Gucatit, thotë se ai mund të përsërisë veprat e njëjta

Rekomandime

Në seancën e parë ndaj tij, avokati mbrojtës i Hysni Gucatit, ka kërkuar nga kryeprokurori Jack Smith lirimin me kusht të tij.

- Advertisement -

Ndër të tjera ai ka përmendur edhe problemet shëndetësore të Gucatit.

Mirëpo, prokurorja e rastit, Valeria Bolici, tha se paraburgimi i tij është i nevojshëm, pasi sipas saj, që nga arrestimi kanë ndryshuar rrethanat dhe se i njëjti mund të përsërisë veprat për të cilat akuzohet.

“Paraburgimi i Gucatit mbetet i nevojshëm në këtë fazë duke pasur parasysh se ka rrethana të reja që mund të dalin në dëm të aktakuzës. Ka një element të ri që do të duhej të shqyrtohej prej nesh. Që prej lëshimit të aktakuzës ai është njoftuar për aktakuzat, këtu hyjnë edhe veprat se mund t’i shmanget drejtësisë. Në paraqitjet e tij publike, ai ka thënë se do të publikojë të gjitha materialet që i vijnë në lidhje me punën e Gjykatës. Si rezultatet ekziston rreziku i përsëritjes së këtyre veprave. Kjo përsëritje është arrestuar vetëm përmes arrestimit Zyra e Specializuar njofton se nëse Gucati lirohet do të përsërisë këto vepra. Kushtet që janë parashtruar nga mbrojtësi janë të pabindshme që Gucati të lirohet me kusht”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit